Kujdes nga hepatitet, epidemia
e heshtu

Kujdes nga hepatitet, epidemia<br />e heshtu
Hepatiti viral është referuar si një "epidemi e heshtur", sepse shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se ata janë të infektuar dhe gjatë dekadave infeksioni përparon ngadalë në sëmundje të rënda të mëlçisë. Shumë vende vetëm tani janë duke kuptuar përmasat e barrës së sëmundjes dhe po gjejnë mënyra për tu përballur me të.

Çfarë e bën hepatitin një problem global shëndetësor? Hepatiti është bërë sot një nga problemet globale të shëndetit publik. Hepatiti Viral prek qindra miliona njerëz në mbarë botën, duke shkaktuar sëmundje akute dhe kronike dhe vrasjen e pothuajse 1.4 milion njerëzve çdo vit. Sot, në mbarë botën, rreth më shumë se 240 milion kanë infeksion kronik të hepatitit B dhe rreth 150 milion të hepatitit C, dhe miliona janë në rrisk për tu infektuar.

Mjaft njerëz me infeksion kronik nga virusi i hepatitit B ose C nuk janë në dijeni se janë të infektuar dhe vazhdojnë të mbajnë këtë virus. Këta janë në rrisk të lartë për të zhvilluar sëmundje kronike të mëlçisë si dhe tua transmetojnë në mënyrë të pavetëdijëshme njërëzve të tjerë. Afërsisht 1 milion vdekje në vit i atribuohen hepatitit viral, sidomos prej cirrozës dhe kancerit të shkaktuar prej tij. Së bashku, virusi i hepatitit  B dhe virusi i hepatitit C janë shkaku kryesor i kancerit të mëlçisë në botë, ata përbëjnë 78% të rasteve. Sot gati një në tre persona në botë janë të infektuar me virusin e hepatitit B, dhe 1 në 12 njerëz ka hepatit të tipit B ose C. Sejcili nga ne mund të jetë i 12-ti!

Hepatiti B sot është një problem për shëndetin publik edhe në Shqipëri. Prevalenca e Hepatitit B është 7% dhe i hepatitit C 1%. Në Shqipëri, afërsisht 1 në 10 njerëz është bartës i hepatitit B e C.

Edhe pse barra e sëmundjeve të lidhura me hepatitin është shumë e lartë, shumë njerëz, nuk janë të ndërgjegjshëm për ndikimin tronditës të këtij infeksioni në shëndetin global. Kjo për arsye se shumica e njerëzve nuk zhvillojnë asnjë simptom shpesh për dekada të tëra derisa ata të zhvillojnë sëmundje kronike të mëlçisë. Kjo ka rezultuar në këtë "epidemi të heshtur" që ne po përjetojmë sot.

Hepatiti B

Është një infeksion i rrezikshëm për mëlçinë, që shkaktohet nga virusi i hepatitit B dhe që mund të shkaktojnë sëmundje akute dhe kronike. Hepatiti B është një problem madhor global shëndetësor dhe lloji më i rëndë e hepatitit viral. Ai mund të shkaktojë sëmundje kronike të mëlçisë dhe i vë njerëzit në rrezik të lartë vdekje nga cirroza dhe kanceri i mëlçisë. Kanceri i mëlçisë është pothuaj gjithmonë fatal e shpesh zhvillohet në njerëz në një moshë kur ata janë në moshë më të frytshme dhe kanë përgjegjësi familjare.                       
                                                   
Transmetimi

Virusi i hepatitit B transmetohet nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me gjakun, me spermën apo lëngun vaginal të një personi të infektuar. Mënyrat e transmetimit janë të njëjta si për virusin e HIV, por virusi i hepatitit B është 50 deri në 100 herë më infektiv. Ndryshe nga HIV, virusi i hepatitit B mund të mbijetojnë jashtë trupit për së paku për 7 ditë. Gjatë kësaj kohe, virusi mund të shkaktojë infeksion në qoftë se hyn në trupin e një personi i cili nuk është i mbrojtur nga vaksina. Çdo njeri që bie në kontakt me gjakun apo lëngje të tjera të trupit të një personi të infektuar me virusin e hepatitit B është i rrezikuar të infektohet.

Rreziku është më i madh nëse: Mund të shpohen me age të infektuara; Injekton drogë me të njëjtën shiringë që ka përdorur një person i infektuar me hepatit B; përdor mjetet personale si, furçën e dhëmbëve apo mjetet e rojes të një personi të infektuar; Bën seks me një person të infektuar, pa përdorur prezervativ; Ka më shumë se një partner seksual apo ndërron shpesh partnerët seksualë; Bën tatuazhe apo vendos vathë (piercing), me mjete të ndotura që i ka përdorur më parë një person i infektuar; Një nënë shtatzënë e infektuar me virusin e hepatitit B mund të infektojë fëmijën e saj të porsalindur.

Simptomat

Periudha e inkubacionit të hepatitit B është mesatarisht 90 ditë, por mund të variojë nga 1 deri 6 muaj. Virusi mund të zbulohen 30 deri në 60 ditë pas infeksionit dhe vazhdon për një kohë të ndryshueshme të kohës. Shumica e njerëzve nuk përjetojnë asnjë shenjë gjatë fazës akute të infeksionit. Megjithatë, disa njerëz kanë sëmundje akute me simptoma të javëve të fundit, duke përfshirë zverdhje të lëkurës dhe syve, urinë të errët, lodhje ekstreme, të përziera, të vjella dhe dhimbje barku.

Virusi i hepatitit B mund të shkaktojë infeksion kronik të mëlçisë që më vonë mund të zhvillojnë cirrozë apo kancer të mëlçisë. Gjasat që infeksioni me virusin e hepatitit B bëhet kronik varet nga mosha në të cilën një person bëhet i infektuar. Fëmijët e vegjël të cilët infektohen me virusin e hepatitit B janë më shumë gjasa për të zhvilluar infeksione kronike.

Diagnoza

Për fat të keq një pjesë e njerëzve nuk e dinë që janë të infektuar, sepse nuk kanë shenja të dukshme. Kur ata fillojnë të kenë shenja, dëmtimet kanë përparuar. Nëse një person është i infektuar kjo mund të konstatohet vetëm nëpërmjet bërjes së testit të gjakut. Një numër testesh janë në dispozicion për të diagnostikuar njerëzit me hepatitit B.

Trajtimi

Nuk ka asnjë trajtim specifik për hepatitin akut B. Hepatiti B kronik mund të trajtohet me barna, përfshirë interferonin. Trajtimi mund të kushtojë mijëra dollarë në vit dhe nuk është në dispozicion për shumicën e njerëzve në vendet në zhvillim.

Kush është në rrezik për infeksion kronik të mëlçisë? Gjasat që infeksioni me virusin e hepatitit B të bëhet kronik varet nga mosha në të cilën një person infektohet. Fëmijët më pak se 6 vjeç të cilët infektohen me virusin e hepatitit B kanë më shumë gjasa për të zhvilluar infeksione kronike: 80-90% e foshnjave të infektuar gjatë vitit të parë të jetës dhe 30-50% e fëmijëve të infektuar para moshës 6 vjeç zhvillojnë infeksion kronik. 15-25% e të rriturve me infeksion kronik, të cilët janë infektuar gjatë fëmijërisë vdesin nga kanceri apo cirroza e mëlçisë të lidhur me hepatitin B.
 
Parandalimi

Vaksina kundër hepatitit B është në dispozicion që nga viti 1982 duke parandaluar infeksionin dhe pasojat kronike të tij. OBSH rekomandon që të gjithë fëmijët të marrin vaksinën e hepatitit B sa më shpejt të jetë e mundur pas lindjes, brenda 24 orëve. Doza e lindjes duhet të pasohet nga 2 ose 3 doza për të përfunduar. Vaksina indukton nivelet e antitrupave mbrojtëse në më shumë se 95% të foshnjeve. Të gjithë fëmijët dhe adoleshentët më të rinj se 18 vjeç dhe nuk janë vaksinuar më parë duhet të marrin vaksinën.
Në Shqipëri fëmijët që kanë lindur nga prilli i vitit 1994 e ne vazhdim janë të vaksinuar  kundër hepatitit B si pjesë e kalendarit bazë të vaksinimit.
 
Nuk përhapet

Hepatiti B nuk përhapet nëpërmjet kontaktit të përditshëm si: puthjes apo përqafimit, kollitjes apo teshtitjes, kapjes apo shtërngimit të duarve ose përdorimit të përbashkët të enëve të guzhinës. Virusi i hepatitit B nuk përhapet nga ushqimi apo uji i kontaminuar, dhe nuk mund të përhapet rastësisht në vendin e punës.

Si mund të parandalohet?
  • Vaksinimi është një nga mënyrat për të parandaluar infektimin prej këtyre lloj virusesh.
  • Aktualisht egziston vaksina vetëm për hepatitin A dhe B, vaksina për hepatitin E është duke u testuar dhe ndërkohë është bërë progres lidhur me vaksinën kundër hepatitit C.
  • Ekzaminimi i gjakut që përdoret për transfuzion parandalon transmetimin e virusit të hepatitit B dhe C
  • Perdorimi i pajisjeve sterile gjatë injeksioneve mbron nga transmetimi i hepatitit B e C
  • Praktikat e seksit të sigurt (përfshirë minimizimin e numrit të partnerëve dhe përdorimi i prezervativit) mbrojnë kundër transmetimit të hepatitit B dhe C
  • Ushqimi i sigurt dhe sigurimi i ujit higjenikisht të pastër, sigurojnë mbrojtje të mirë kundër hepatitit A dhe E.
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt 08.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve