‘Kujdes nga skandalet, çdo gjë shihet me lupë’, Jorgo Pulla paralajmëron… /Horoskopi javor 18-24 nëntor

Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 18-24 nëntor, për të gjitha shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla duket se do të jetë një javë tepër dinamike, me ndryshime të mëdha, por dhe me shumë mundësi. Përgjatë kësaj jave do të kemi dy ndikime të forta planetare të cilat ‘futen’ fuqishëm, ku çdo problematikë do të fshihet nga memorja dhe do të krijohet mundësia për të zgjidhur çështje të vështira të së shkuarës. Në datën 19 nëntor kemi hyrjen e Plutonit në Ujor, i cili do të sjellë ndryshime shumë të mëdha për të gjitha shenjat e zodiakut. Plutoni si guvernator i Akrepit do të japë mundësi për të menduar mirë përpara se të firmoset një dokument apo përpara një vendimi të rëndësishëm. “Vetëm kujdes! Vëmendje ndaj skandaleve, çdo gjë në këtë periudhë do të shikohet me lupë, ata që kanë probleme duhet të trokasin” thekson Pulla, duke vijuar se në datën 21 nëntor kemi gjithashtu një tjetër ndikim të fortë planetar, Dielli futet në Shigjetar duke sjell mjaft të papritura. Por çfarë thonë yjet më konkretisht për secilën shenjë? 

Dashi

Kjo shenjë po përgatit shumë gjëra të reja në fushën e punës, karrierës dhe familjes. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, është periudhë rishikimi për çfarë mund të bëjnë për jetën dhe të ardhmen e tyre. Problemet në çift do të zgjidhen të gjitha edhe pse do marrin pak kohë. Në fundjavë pritet që Dashi të ketë gjëra pozitive. Në financa, Dashi ka patur disa probleme në këtë periudhë, por çdo gjë do të zgjidhet.

Demi

Kjo shenjë duhet të ketë kujdes në hapat e nxituara. Edhe pse Demi është kokëfortë dhe grindet me veten e tij, ka një të drejtë të madhe, por askush nuk ua di. Vjen një moment që problemet që ka Demi, zgjidhen me qetësi. Në fushën e dashurisë është koha ideale për të krijuar raporte të konsoliduara, sidomos me Ujor, Shigjetar që përfundojnë deri në martesë.

Binjakët

Hapin një faqe të re në fushën e biznesit, karrierës dhe dashurisë. Është momenti i tyre në fushën e punës dhe në bashkimin familjar, pasi dokumentat që prisnin të merrnin iu aprovohen. Të gjitha problemet që do kenë Binjakët do të zgjidhen më së miri, veçanërisht Binjakët e 10-të ditëshit të dytë duket se do të jenë më të favorizuar.

Gaforret

Kanë shumë mundësi profesionale dhe personale Gaforret në këtë javë. Tre muajt e fundit kanë patur disa çështje problematike, por duket se tani stabilizohet çdo gjë. Gaforret kanë një të drejtë të madhe në fushën e biznesit dhe dalin të suksesshëm. Ata janë të familjes si shenjë dhe njëkohësisht lokomotivë pune. Gaforret dinë të falin dhe janë shumë tolerantë. Kanë mundësi për një bashkim familjar dhe për një pasardhës, ndërsa vazhdimësia është e mbarë.

Luani

Kanë transformime shumë të mëdha në fushën e biznesit dhe karrierës. Një çështje gjyqësore që është e rëndësishme për t’a, do të ketë shtyrje. Vjen momenti që ju hapen portat, Luanët dalin fitimarë në fushën e biznesit në këtë javë. Në çështjet shpirtërore, lidhjet më të mira janë me Ujor dhe me Dash, kombinojnë më së miri dhe kanë vazhdimësi bashkë.

Virgjëresha

Kemi zgjerim në shtëpi dhe familje për Virgjërëshën në këtë javë. Në çështjet ekonomiko-financiare tek Virgjëresha as ka, as mbarohet, ndërsa disa çështje të lëna pezull do të marrin formë dhe do të zgjidhen shumë shpejt. Gjithashtu do ketë një lajm shumë të mirë në çështjet e punës dhe karrierës së Virgjëreshave.

Peshorja

Kjo javë sjell ndryshime dhe mundësi për Peshoren, që do të thotë mundësi dhe mësime nga e kaluara. Kanë patur shumë çështje problematike në të shkuarën, por vjen një moment që gjërat sqarohen dhe shkojnë në vendin e tyre. Peshorja duhet të ketë kujdes sepse çështje proceduriale dhe ligjore mund të marrin shumë energji për to, por në fund do të zgjidhen më së miri. Në anën emocionale, duhet të kenë kujdes nga grindjet. Duhet të qëndroni sa më larg ekspozimit të jetës personale, pasi mund të krijohen probleme për ju!

Akrepi

Do fillojnë diçka të re në financa të gjithë ata të shenjës së Akrepit. Një problem ligjor që do të dalë, Akrepi e zgjidh më së miri. Është koha dhe momenti juaj dhe çdo gjë flet në favorin tuaj! Do të arrini majat në fushën e karrierës, sidomos në projektet që do të nisni. Në çështjet shpirtërore, jeni pak fajtorë, sepse keni lënë pas dore një lidhje që keni pasur me Ujor.

Shigjetari

Në lidhje me çështjet e punës, karrierës, vendimet, do të keni shumë ditë të bardha. Nuk duhet të nxitoheni në vendimet që merrni, pasi durimi është virtyt. Në çështjet e zemrës duket se është një moment shumë pozitiv, sidomos në lidhjet afatgjata me Peshk dhe Bricjap, të cilat janë perfekte dhe shkojnë deri në altar bashkë.

Bricjapi

Jeni duke përgatitur gjëra të reja dhe kjo do të thotë favorizime dhe ndikime shumë pozitive. Në këtë javë do të bëni hapa të vegjël, por cilësor që do ju japin një pozicion shumë të mirë. Po mendoni të bëni një biznes tuajin dhe ky është momenti ideal. Kujdes nga grindet që mund t’ju prishin qetësinë, por gjithsesi nuk do të kenë asnjë impakt tek ju.

Ujori

Duhet të keni kujdes me financat në këtë periudhë. Motoja për këtë javë është: Eci avash, sepse nxitoj. Është një moment fantastik për ata që kuptojnë atë që po bëjnë dhe ku duan të arrijnë. Në fushën e dashurisë do të kalojnë në disa vështirësi, por duket se ia dalin të triumfojnë dhe gjejnë gjysmën e zemrës së tyre. Lidhjet më të mira janë me Dem dhe Virgjëreshë.

Peshqit

Ju Peshq bëhuni gati për biznese të reja! Keni mundësi në lidhje me karrierën, në lidhje me punën tuaj. Do të bëni një udhëtim nga dita e mërkurë që do jetë shumë frytdhënës. Është një moment shumë i mirë për ekonomi dhe biznes. Pritet një bashkim familjar shumë shpejt dhe në dashuri jeni shumë të favorizuar, sidomos ju që keni lidhje me Gaforre dhe Virgjëreshë. 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?