Nënë Liza dhe Informaliteti aktual në media, më keq se kioskat e dikurshme mbi Lanë

Nënë Liza dhe Informaliteti aktual në media, më keq se kioskat e dikurshme mbi Lanë

Lindin qindra portale anonime si kioskat mbi Lane dikur

Ndërsa nënë Liza paguan sot informalitetin që politika i lejoi për 30 vite me radhë, një tjetër informalitet lulëzon i qetë në vitin 2022 me keq se kioskat e dikurshme mbi Lanë dhe në Parkun Rinia: po lindin si kërpudhat pas shiut portalet mediatike informale. Një individ = një portal, është motoja e dy viteve të fundit dhe asgjë nuk ndal shumëfishimin e pafund të këtij fenomeni të ri të dizinformimit të opinionit publik. Dikush mund të bërtasë në emër të “lirisë së medias dhe të mendimit” e do të ishte me të vërtetë një thirrje e sinqertë dhe domethënëse nëse që në fillim do të ishte  vërtetë në bazë sinqeriteti i një nisme të tillë. Por asgjë nuk është kështu:

Portalet mediatike po hapen nga persona që nuk identifikohen me mediumin që është në qarkullim. Individë të fshehur pas anonimatit duket se kanë bindur disa kolegë të bashkëpunojnë me punësimin e tyre në të zezë e të veprojnë në ilegalitet, jo për të shërbyer për të Vërtetën në Shqipëri, por për të përdorur shpifjen si “kallashnikov” ndaj kujtdo që planifikohet të vihet në shënjestër: qoftë politikan, gazetar, kundërshtar apo qytetar i thjeshtë i vendit. 

Veprimi i dhjetëra portaleve është dukshëm një pirateri dhe grabitje e çdo lajmi që prodhohet nga mediat që jetojnë në treg në respekt të ligjeve dhe rregullave, duke rrëmbyer përditë dhe në dritë të diellit çdo lajm e krijimtari, disafish më keq se shqiptarët që u vendosën zonat informale për të ngritur një shtëpi, pronën intelektuale dhe mundimin e redaksive legjitime.

Një redaksi që respekton ligjet, përgjigjet përpara Shtetit per çdo gabim, paguan detyrime dhe mundohet me mish e me shpirt të verifikojë e të jetë gjithnjë afër të vërtetës, është e bombarduar nga portalet që lindin nga burime financiare të panjohura e të dyshimta, “rrëmbejnë” gazetarë duke i joshur me pagesat informale, për t’i bërë shërbëtorë të deformimeve dhe manipulimit të ngjarjeve.

E gjitha kjo po ndodh me bekimin e Shtetit shqiptar që do të kujtohet tepër vonë për dëmin që po i bën informacionit dhe shoqërisë, por edhe të disa ndërkombëtarëve që “thërrasin” për lirinë e shprehjes pa kuptuar aspak informalitetin e rrezikshëm dhe unikal shqiptar në këtë fushë. Bekim që ka autorizuar trafikantë droge, pastrues parash të trafiqeve dhe korrupsionit të infiltrohen në biznesin e medias pa u shqetësuar aspak.

Kjo që po ndodh në Shqipëri, nuk ndodh në asnjë vend të botës. Një burim informacioni nuk mund të jetë si një kjoskë erëkeqe buzë Lanës, kur nuk dihet kush e drejton, kur nuk mund të paguajë para drejtësisë nëse cënon dinjitetin njerëzor apo sigurinë e vendit, kur nuk paguan sigurime shoqërore për gazetarët, kur nuk paguan taksa, energji e nuk respekton asnjë grimcë elementare të një shteti ligjor. Sa të gatshëm e të shpejtë janë njerëzit e Shtetit shqiptar të prishin një shtëpi, të presin një lidhje të parregullt të energjisë elektrike, ndërsa informaliteti në media është sot në kulmin e zhvillimit të tij. Përballë këtij realiteti janë dorëzuar plotësisht organet ligjsbatuese ose janë të korruptuara thellësisht për mosveprim.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Era: 15/02/2022 11:14

    Nene Liza e shume te tjere, ashtu e duan Tiranen, si kjo pamja jo e larget, qe na dhuroi ne shqiptareve qeverisja vendore e PD-se ne vitet e pas 90-tes. Tani, mjaft me!! Duhet qyteterim e jo rrumpalle. Koha e zaptimit te siperfaqeve dhe mbajtjes se tyre me forcen e dhunes e te fortit te lagjes, ka marre fund njehere e pergjithmone. Fjalen e ka ligji, i cili duhet zbatuar i njejte per te gjithe! Ky eshte celesi i harmonise dhe i mirekuptimit.

    Përgjigju
  • Gjergj: 14/02/2022 15:56

    "Me mish e me shpirt" na u pèrpiqkan disa portale, pèr tè pasqyruar tè vèrtetèn, ndèrsa kèta qè dalin nè treg tani, nuk paskan lidhje me gazetarinè dhe nuk paguakan detyrimet ligjore. Sa mirè do kishte qenè sikur tè kishim pasur deri mè sot njè media tè pavarur qè meritonte emrin dhe ushtronte funksionin qè parasheh demokracia pèr tè. Jo jo, nuk janè vetèm kèto qè dalin sot, lavatriçe tè milionave me burim tè dyshimtè. Askush nè median shqiptare, nuk duhet ta ketè luksin dhe tè drejtèn, tè tregojè me gisht tek dikush tjetèr sepse tè qènit I PAVARUR nuk egziston nè Shqipèri. Lexuesi apo shkiuesi shqiptar, nuk èshtè aq leshko saç e mendojnè puthadorèsit e qeverisè. Krijoni mè parè, njè etikè profesionale dhe cilèsi tè lajmit hulumtues, pasqyroni vetè tè vèrtetèn pa ngjyrosje politike, dhe do e shihni se askush nuk ka nevojè tè frekuentojè faqe interneti tallava. Gjendja aktuale, vetèm se i shton radhèt e portaleve pa asnjè vlerè.

    Përgjigju
  • Redi: 14/02/2022 15:26

    Vetem se ka nje problem. Moral dhe mbi kurajen per te verteten. Kur flitet per informalitetin merret ne shembull vetem Tirana. Jo, Shqiperia nuk eshte Tirana. Porse shembulli nuk tenton te identifikoje problemin sesa mospelqeimin per "te ardhurit" qe jane me pamjen tradicionale te nje gruaje nga malsia. Te cilet burrokracia e "Tiranes komuniste" i quante dhe i quan katunare, fshatare, malok etj etj, perfshire banoret autoktone te asaj qe eshte Tirane. E kuptoj qe ju kuadri i ri neokomunist i burrokracise mediokrre ne kete qytet-fshat nuk ju pelqen pamja dhe keto njerez u prishin "midene". Sa i perket kioskezimit, fakti sikur eshte ndryshe. Sepse kioskexhinjte e dikurshem jane pikerisht shoket tuaj "qytetare Tirons". Biznesmene, analiste, deputete, gazetare, qe kioskezuan dhe gjirizuan prroin e Lanes. Apo mos ndoshta duhet te pyesni ish deputetin Fidel qe tu skiaroje me mire. Ose ish kreun e bashkise Rama sesi ne kompromis me "gjirizin" per Lanen bu betonizoi dhe vazhdon gjithe Tiranen dhe Shqiperine. Media nuk vuan informaliteti sot. Por nga korruptimi politiko-kriminal. Sepse nuk kerkon dhe jep lajmin objektiv por targeton sipas direktives ne interes te perfitimit politik dhe ekonimik te organizates ne krah te se ciles eshte rreshtuar. Pamvaresisht krereve apo maskave qe kero organizata kane apo vene e heqin, ato jane thjesht kriminale.

    Përgjigju
    • Riku: 14/02/2022 18:13

      Hahaha... ose ska punuar firewalli i censures ose tipi qe e ka detyre manuale se ka kuptuar fare mesazhin e komentit... Respekt

  • xxxx: 14/02/2022 13:04

    Ish banesat e provincialeve qe ndertonin sipas qejfit me bekimin e qeverise qe ish kryebashkiaku Rama i rrafshoi bashke me parkun rinia qe ishte mbushur gjithe kjoska dhe urina vinte deri ne bashki.

    Përgjigju
  • Lui: 14/02/2022 12:55

    Kjo foto vlen per ata qe ndjekin Saliun. Sepse keshtu ka qene Lana ne mes te Tiranës ne kohen kur Saliu i beri gjemen popullit shqiptar duke e frymezuar per informaliter dhe antiligjshmeri.

    Përgjigju
  • Redon: 14/02/2022 12:16

    Nese mediat e stabilizuara si e juaja do te benin punen e tyre per informim te paanshem, nuk do lindte nevoja per burime alternative informacioni.

    Përgjigju
  • adi: 14/02/2022 11:33

    per informalitetin e kane fajin shteti dhe zyrtaret e korruptuar te ketyre 30 vjeteve. sikunder ne rastin konkret eshte shteti qe duhet te mbroje keta njerez nga fajet e veta e jo ti shkaterroje shtepite qe i kan bere me djerese

    Përgjigju
    • Miri: 14/02/2022 12:12

      « Tok e zanun » nuk bëhet toka jote sado lek të kesh hedhur për rehatinë tënde.

    • Shaqo: 14/02/2022 12:10

      Po djersen time e te pare e te mi ku e con zoterote, qe ajo toke eshte blere me flori? Apo ta gezoje Liza se eshte nga veriu qe pushton e frikeson pronaret e vertete te tokave me kallash?

    • Shaqo: 14/02/2022 12:06

      Po ju bete te pamunduren qete mos cohej ne parlament ligji per fake news, e bete Ramen diktator te medias qe e perbuz ate etj.etj. dhe tani vone kuptuat se cfare jeni bere. Por me mire vone se kurre, porjo shume vone ama,se pastaj s'ja kush perballet me fake news.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë