Kujdes nga ushqimet e nxehta
në enë melamine

Kujdes nga ushqimet e nxehta<br />në enë melamine
Enët prej melamine shpesh janë me ngjyra dhe të këndshme. Për këtë arsye zakonisht ky lloj materiali është përbërës në  pjatat për fëmijë: nuk thyhen lehtë,  janë të bukura dhe të lira .

Shumë keq që tani një hulumtim i Universitetit në Kaohsiung, Tajvan, sugjeron se të hahet ushqim të nxehtë në këto enët përfshin një absorbim të konsiderueshëm  melamine në trup.

Hulumtimi është publikuar në revistën Jama Internal Medicine nga Chia-Wu Fang pas kryerjes së një studim me mbi dymbëdhjetë vullnetarë, burra dhe gra. Të gjithë hëngrën një supë të nxehtë  të shërbyer në një tas Melamine dhe porcelani. Për  dymbëdhjetë orë, në intervale të rregullta studiuesi ka mbledhur mostrat e urinës për të gjetur ekstrakte melamine. Pas tre javësh, testi është përsëritur duke shkëmbyer enët.

Ata të cilët kishin ngrënë në enë melamine këtë rradhë ju shërbye në tas porcelani dhe anasjelltas  dhe më pas u përsëritën të gjitha analizat.

 "Kur vullnetarët hëngrën supë të nxehtë nga një pjatë në melamine, nxjerrja e kësaj substance ishte e barabartë me një mesatare prej 8,35 mikrogram; kur ata hëngrën vlerën në pjatë porcelani kjo substancë kishte rënë në 1,31 mikrogram," tha studiuesi.

Sipas të dhënave, sasia e melaminës e çliruar nga enët varet nga cilësia e tyre dhe madje edhe marka, edhe ushqimet acidike favorizojnë kalimin e substancës në ushqim, ndonëse faktori më i rëndësishëm duket të jetë temperatura: " Melamina mund të lëshojë sasi të mëdha të këtij materiali, nëse ato janë përdorur për të shërbyer ushqimin në temperaturë të lartë," thotë studimi.

Është e këshillueshme për të shmangur enët plastike kur ju hani ushqim të nxehtë. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se marrja e kësaj substance, madje edhe në doza të ulëta, ka rrezik për të rritur  gurët në veshka.


Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut