‘Kujdes, plazh i rrezikshëm, mos notoni’! Porto Nova tërheq turistët e huaj: Jemi të mahnitur

‘Kujdes, plazh i rrezikshëm, mos notoni’! Kjo është tabela që të bie menjëherë në sy sapo hyn në plazhin e Porto Novos në Vlorë. Por, pavarësisht se është quajtur apo cilësuar si një ndër plazhet më të rrezikshme, plazhi i Porto Novës është i mbipopulluar nga turistët vendas e të huaj, kryesisht ata me rulota.

Më së shumti ata që zgjedhin këtë plazh për të kaluar ditët e tyre të pushimeve janë italianë dhe gjermanë. Ata shprehen se janë të mahnitur nga bukuria e këtij vendi.

"Jam Mateo dhe vij nga Italia po bej nje xhiro. Për të ardhur në Shqipëri i kemi rënë  nga Kroacia. Është një plazh i mrekullueshëm. Na e këshilluan. Këtu në Shqipëri kemi disa ditë dhe më pas të lëvizim në Mal të Zi, bullgari dhe më pas Itali" tha ai.

"Vijmë nga Ankona nga Italia. Kemi vizituar Greqinë, Maqedoninë, Bosnjën dhe ja ku jemi në Shqipëri. Kemi parë edhe Valbonën dhe ja ku jemi këtu në këtë plazh të bukur dhe të mrekullueshëm. Shqipëria më pëlqen shumë. Këtë vend nuk e njihnim. Është një plazh shumë interesant dhe i qetë. Çmimet janë shumë të lira. Jemi këtu prej 10 ditësh" tha një tjetër.

Plazhi i Porto Novës ndodhet vetëm 15 km larg qytetit të Vlorës. Është quajtur si një ndër plazhet më të rrezikshme për shkak të numrit të lartë të personave të cilët kanë humbur jetët në të. Sipas specialistëve kjo rrezikshmëri vjen nga dallgët e mëdha të cilat të tërheqin nën ujë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja