Kujdes. Qirinjtë aromantikë çlirojnë
kimikate të rrezikshme për shëndetin

Kujdes. Qirinjtë aromantikë çlirojnë<br />kimikate të rrezikshme për shëndetin
Qirinjtë aromantikë janë zgjedhje e shpejtë për të krijuar një ambient të këndshëm dhe me aromë qetësuese.

Por studimet e fundit bëjnë me dije se qirinjtë aromantikë çlirojnë disa kimikate të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Studiuesit nga Universiteti i Yorkut, kanë bërë kërkime në shtëpitë që janë të izoluara mirë dhe sipas tyre, mungesa e ventilimit dhe ajrosjes, bën që kimikatet që lëshojnë këta qirinj, të jenë vdekjeprurëse.

Janë bërë testimet e ajrit brenda shtëpisë, apo “kimikateve organike të paqëndrueshme’, që ndodhen në secilën shtëpi dhe lëshimi i kimikateve që bën qiriu, kur bie në kontakt me këto kimikate, aktivizohet dhe shndërrohet në material helmues.

Studiuesit theksojnë se rreziku i helmimit nuk është shumë i madh, nëse ajrosja bëhet në baza ditore, jo më larg se pesë ditë, në të kundërt problemet mund të jetë fatale.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv