Kujdes, shfaqja e hershme e thinjave
te meshkujt është shumë e rrezikshme

Kujdes, shfaqja e hershme e thinjave<br />te meshkujt është shumë e rrezikshme
Dalja e thinjave është një nga shenjat e plakjes, gjë që e përjetojnë të gjithë.
 
Përgjatë kohës ne shohim gjithmonë dhe më shumë thinja në flokët tona, por nëse kjo ndodh në një kohë më të hershme është paralajmëruese për disa probleme shëndetësore.
 
Studiuesit e Universitetit të Kairos në Egjipt kanë zbuluar se shfaqja e shpejtë e thinjave është e lidhur me një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, pavarësisht moshës që keni.
 
“Plakja është faktor i pashmangshëm i rrezikut koronar dhe ndërlidhet me shenja dermatologjike të cilat mund t’ju paralajmërojnë për një rrezik të shtuar të zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme”, është shprehur Dr. Irini Samuel, kardiologe në Universitetin e Kairos.
 
Për këtë studim janë marrë në vëzhgim 545 meshkuj të rritur, të cilët i kishin ndarë në grupe të ndryshme dhe kishin parë se personat te të cilët po zhvilloheshin më shpejt thinjat kishin rrezik më të madh për tu prekur nga sëmundjet e zemrës.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike