Kujdesi për fëmijët,7 mënyra
për të larguar mikrobet

Kujdesi për fëmijët,7 mënyra <br />për të larguar mikrobet
Kujdesi ndaj fëmijëve dhe lufta për të mbajtur sa më larg tyre mikrobet, është një betejë e përhershme e prindërve. Por specialistët sugjerojnë se nuk duhet të bëni luftë mikrobesh për të mbajtur familjen të mbrojtur nga sëmundjet e viruseve, mjafton të ndiqni shtatë këshilla të rëndësishme.
Së pari:mësoni fëmijën tuaj që të lajë duart pas shkuarjes në banjo, pas përkëdheljes së kafshëve, pas argëtimit lojës jashtë shtëpisë dhe para ngrënies.

Së dyti: bëjeni larjen e duarve në mënyrë të drejtë: me sapun dhe ujë, që zgjat 20 sekonda për t'u fërkuar, aq sa për t'i mbytur mikrobet.

Së treti: merrni me vete shishen e shampos së duarve gjatë vizitës së kopshteve të lojërave, dhe vendeve të tjera ku mund t'ju bëhen pis duart. Siguroni që të pastroni çdo pjesë të dorës, duke përfshirë edhe nën thonj, nëse është e mundur.

Së katërti: pas përgatitjes së ushqimit, lani duart me ujë të ngrohtë dhe sapun, dhe sipas mundësisë me ndonjë dezinfektues. Bakteriet shpesh gjenden në mishrat e papjekur - përfshirë kampilobakterin, salmonellen dhe E.colin - që janë më të rrezikshëm se ndonjë bakterie tjetër që mund të keni në shtëpi.

Së pesti: lani prerjet apo të gërvishturat e vogla me sapun dhe ujë. Aplikoni ndonjë lëng antibakterial, vendosni fashën dhe ndërroni fashën çdo ditë derisa të shërohet plaga.

Së gjashti: sigurohuni që fëmijët t'i marrin në kohë vaksinat dhe merrni në konsideratë vaksinën e gripit çdo vit. Fëmija që është në shkollë, i cili është i vaksinuar kundër gripit është më pak i prirur që të sjellë në shtëpi ndonjë virus nga i cili mund të infektohet e tërë familja.

Së shtati: nëse dikush në shtëpi është i sëmurë, ndaloni një moment për të pastruar dorezat e dyerve, telekomandën e TV-së, lodrat, dhe gjërat e tjera që mund të prek fëmija juaj gjatë ditës.

marrë nga Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë