Presidenti i Turqisë dhe kryetari i Përgjithshëm i AK Partisë, Recep Tayyip Erdoğan sot në Kongresin e rregullt të AK Partisë në Stamboll shpalli manifestin zgjedhor të partisë së tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë shpalljes së manifestit të partisë së tij në Stamboll Erdoğan tha se “Si në nëntorin e vitit 2002, në korrikun e vitit 2007, në qershorin e vitit 2011, në gushtin e vitit 2014, në nëntorin e vitit 2015, më 16 prill të vitit 2017, ne edhe më 24 qershor aspirojmë këtë ngritje".
Ai tha se "Në botën brenda së cilës ndodhemi, Turqia po shndërrohet në fuqinë kryesore të rajonit”. Më tej Erdoğan shtoi se “Në periudhën e re Turqia do të bëhet një fuqi globale". Presidenti Erdoğan gjatë fjalimit të tij po ashtu theksoi se "Zgjedhjet e 24 qershorit do të jenë një pikë kthese për Turqinë".
“Pas zgjedhjeve me sistemin e qeverisë presidenciale do të përjetësohet ideali ynë i ngritjes me të gjithë elementet e tij. Sistemi ynë i ri qeveritar, i cili u pranua me zgjedhjen e popullit, legjislativën do të bëjë më të respektuar, kurse ekzekutivin më të fuqishëm ndërsa gjyqësorin më të pavarur. Me ndarjen e plotë të fuqive, parlamenti do të fokusohet në formimin e ligjeve dhe në auditimin e qeverisë, qeveria në performimin efektiv kurse gjyqësori do të fokusohet në ushtrimin e drejtësisë në mënyrë të pavarur dhe të paanshme", tha ai.
Erdoğan theksoi se "Meqë vullneti kombëtar do të vendoset në qendrën e politikës, demokracia do të funksionojë në të gjithë institucionet me të gjitha rregullat”. Sipas tij, në sistemin e ri ku politika demokratike do të institucionalizohet, stabiliteti do të bëhet i përhershëm dhe ekonomia do të marrë hov.
"Mirëqenia dhe zhvillimi do të marrin hov. Turqia do të ecë me hapa më të sigurtë në drejtim të objektivave të vitit 2023, 2053 dhe 2071. Meqë me sistemin e qeverisë presidenciale do të rriten të ardhurat kombëtare, edhe dallimi në mes të grupeve në bazë të të ardhurave do të mbyllet me shpejtësi. Të gjithë ata të cilët vendosin gurë mbi gurë në rrugën tonë të zhvillimit ekonomik do të vazhdojnë të jenë kurorë e kokës sonë. Kushdo që kontribuon në ekonominë e vendit, duke filluar nga punëdhënësi e punëtori, menaxheri e punonjësi civil, investitori e tregtari, do të na ketë neve pranë. Siguria e pronës dhe liria e tregtisë së të gjithëve do të jetë nën mbrojtjen e shtetit ligjor në një mënyrë më të fuqishme", tha Erdoğan.
Ai po ashtu vuri në dukje se po aq sa është i rëndësishëm sigurimi i mirëqenies së popullit, po aq i rëndësishëm është edhe garantimi i lirive individuale dhe eliminimi i pengesave përpara lirisë së besimit dhe të ndërgjegjes.
"Luftimi i korrupsionit, varfërisë dhe ndalesave, si në ditët kur kemi filluar në rrugëtimin e AK Partisë do të vazhdojnë të jenë në mesin e objektivave tona kryesore", tha ai. Presidenti Erdoğan po ashtu njoftoi se numri i terroristëve të neutralizuar në operacionin "Dega e Ullirit" ka arritur në 4.415.
Erdogani nje maniako-depresivo-psikopat dangereuse. Turqia fuqi rajonale dhe globale,kjo obligon ti rrite dosa anti depresive erdoganit,kure 6 maje ka qaje te nato qe gjermani dhe holanda tja dergoj radaret anti aviacion se bashar al asadi ke duke ja kalle stambolllin. pastaj mallin dhe harrnat e tekstilit turk as qe lejohen te fute ne evrop. pastaj.cila eshte ekonomia e turqin me afro 200 euro rruge dhe axilantet turk kane vershuar evropen. pastaj fuqi qe tmerrsishte euro-usa jane kunder turqis qe i fute ne bythe putinit ta furrnizoj me arme. pastaj cili eshte prodhimi turk ne teknologji ushtarake,industri shkence e medicine,qe nje streptococcue pneumonie sdjin ta tretin me tr adekuat. cici cila eshte ajo force perpos harfnave shamija dhe terrlemeve.
Përgjigju