Kujtesa, si mund ta përmirësoni
ushtrimet për trurin

Kujtesa, si mund ta përmirësoni<br />ushtrimet për trurin
TIRANE - Nuk është e këndshme kur sa hidhni sytë mbi fletë, më pas të harroni atë çfarë ishte shkruar. Çfarë ndodh nëse ju harroni datëlindjen e një shoku? Ndodh që jo çdo kush ka një kujtesë fotografike. Do të ishte mirë që secili të ndiqte disa hapa për të përmirësuar kujtesën e tij dhe me kalimin e kohës duke u praktikuar ata mund të fitojnë aftësinë e të mbajturit mend përmendësh të një sasie informacioni të konsiderueshëm.
 
KESHILLA SPECIFIKE
 
Bindeni veten se keni një kujtesë të mirë që duhet të përmirësohet. Shumë njerëzve mund t’i ndodhë një bllokim kujtese dhe e bindin veten se kanë një kujtesë të keqe, ngaqë kanë probleme me mbajtjen mend të emrave,ose të numrave telefonik, për arsye nga më të ndryshmet. Fshihini këto mendime dhe mundohuni të përmirësoni kujtesën tuaj. Përgëzoni veten për çdo arritje të vogël që të jeni të motivuar.

Kujtesa nëpërmjet lidhjeve është praktika më e mirë. Arsyeja është që shumë nga në për të kujtuar një numër telefoni të një shoku përpiqemi ta mbajme mend përmendësh pa pasur lidhje me shokun. Kështu për pasur një kujtesë eficiente, mënyra më e mirë është të krijojmë një lidhje për gjerat që duam të mbajme mend  p.sh. shkruajmë numrin që duam të mbajme mend 22 35 46 dhe më pas krijojme një fraze ku çdo fjalë e frazes të fillojë me shkronjën e parë të çdo numri.

Një grup informacioni së bashku që ndihmon për t’i kujtuar ato.

Zakonisht është një listë gjërash (listë ushqimesh) që mund jetë e vështirë për t’i kujtuar. Për ta lehtësuar përpiquni të kategorizoni individualisht gjërat nga lista. Nëse e mbani mend këtë nder të tjera, ju dëshironi të blini 4 lloje të ndryshme perimesh, ju do të keni me të lehtë t’i mbani mend të 4 llojet e perimeve nese i keni listuar.

Përsërisni informacionin të cilin po përpiqeni ta mbani mend çdo ditë. Kjo quhet ndryshe përsëritje e vazhdueshme. Zakonisht ju kujtoni gjëra që ju kanë ndodhur së fundmi si dhe gjërat që përsërisni më shpesh, kështu që duke u praktikuar çdo ditë gradualisht rritet frekuenca deri sa mund të mbani mend vetë.

Organizoni jetën tuaj. Mbani sendet më të nevojshme siç janë çelsat dhe syzet, në të njëjtin vend përherë. Përdorni një plan ditor për gjithë punët që keni siç janë: faturat e telefonit, të elektrikut etj. Mbani një bllok numrash telefoni dhe adresash ose hidhini në celular. Duke përmirësuar mënyrën tuaj të organizimit ju do keni më shumë kohë për vete kështu që do t’i kushtoni me pak kohë gjërave rutinë. Edhe pse mund të jeni të organizuar kjo s’do të thotë që mund të përmiresoni kujtesën por keni përfitime sado të vogla që të jenë.

Kur është koha për mësuar apo kujtuar diçka të re, ndryshoni frymëmarrjen në të ngadalshme dhe të thelle. Frymëmarrja e thellë dhe e ngadaltë ndryshon mënyrën e punimit të trurit, nga pulset elektrike të trurit për të kaluar në valet Theta. Valët Theta zakonisht shfaqen në trurin tonë gjatë gjumit Hipnotik. Kjo është faza e gjumit kur zhurmat e jashtme të tilla si alarmi i orës, mund të sjellin shqetësime për gjumin.
 
KESHILLA TË PERGJITHSHME
 
Ushtroni trurin tuaj. Duke “ushtruar” rregullisht trurin ju  rrisni dhe nxisni zhvillimin e lidhjeve të reja nervore të cilat ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës. Duke zhvilluar aftësi të reja mendore - sidomos ato komplekse të tilla si të mësuarit e një gjuhe të re, ose të mësuarit për të luajtur një instrument të ri muzikor -  duke sfiduar trurin tuaj me puzzles dhe lojra, ju mund të mbani trurin tuaj aktiv si dhe të përmirësoni funksionimin e tij fiziologjik. Provoni disa ushtrime të përditshme si: puzzle, fjalëkryqë dhe lojëra të tjera, të cilat janë të lehta për të gjithë.
 
Ushtrime të përditshme. Ushtrimi i rregullt me aerobi, përmirëson qarkullimin dhe ka efikasitet në të gjithë trupin duke përfshirë trurin, si dhe mund të ndihmojë per të shmangur humbjen e kujtesës që vjen me plakjen. Ushtrimi gjithashtu ju bën më vigjilent dhe të relaksuar, si dhe mund të përmirësojë kujtesën.
 
Zvogëloni stresin. Stresi kronik në fakt dëmton trurin fizikisht, mban mend me më shumë vështirësi. Kështu pas një stresi të zgjatur, truri do të fillojë të jetë me i ndjeshëm dhe të përkeqësohet.
 
Ushqehuni mirë dhe si duhet. Ka një sërë suplementesh bimore në treg që pretendojnë se përmirësojnë kujtesën, por asgjë ende nuk ka treguar që të jetë efektive në testet klinike (edhe pse studimet e vogla kanë treguar disa rezultate premtuese për xhinko biloba dhe phosphatidylserinë). Një dietë e shëndetshme, gjithashtu kontribuon për një tru të shëndetshëm si dhe ushqimet që përmbajnë antioksidantë p.sh.- brokoli, boronicat, spinaqi dhe manaferrat dhe acidet Omega-3 yndyrore duket se nxisin funksionimin e shëndetshëm të trurit.
 
Të fotografosh më mirë. Shpesh ne harrojmë gjëra jo sepse kemi një kujtesë tonën jo të mirë, por për shkak se aftësitë tona vëzhguese kanë nevojë të vihen në punë. Një situatë e zakonshme ku ndodh kjo (dhe që pothuajse të gjithë mund të lidhen me të) është kur takojme njerëz të rinj. Shpesh në të vërtetë ne nuk ua mësojnë emrat njerëzve që në fillim, sepse nuk jemi të përqendruar për t’i mbajtur mend ato. Ju do të shihni se në qoftë se ju bëni një përpjekje të vetëdijshme për të kujtuar gjëra të tilla, do ndiheni shumë më mirë.
 
*Mjek në departamentin e edukimit dhe promocionit në ISHP

Shkrimi u botua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit