Një përballje e tensionuar mes ish-bashkëshortëve, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, ka shënuar seancën e kësaj të mërkure në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku po shqyrtohet çështja penale ndaj kreut të Partisë së Lirisë.
Sipas avokatit të Metës, Kujtim Cakrani, tensionet nisën gjatë diskutimeve për Ardian Shatkun, kushëririn e Monika Kryemadhit, i cili konsiderohet një nga personat kyç të përmendur në dosjen hetimore.
Pas seancës, avokati Cakrani deklaroi për mediat se Meta ka kërkuar që në cilësinë e dëshmitarit të thirret kryeministri Edi Rama. Ai minimizoi përmasat e incidentit mes Metës dhe Kryemadhit, duke theksuar se nuk bëhej fjalë për një konflikt personal.
“Ne nuk po thërrasim Edi Ramën por kreun e PS dhe kryeministrin. Ne e kemi kërkuar Ramën qëkur i është komunikuar akuza Metës, do të shohim parashtrimet e Kryemadhit, nëse do të na vihen në dispozicion. Ne kemi shkuar me gjykim të zakonshmëm, ia kërkuam që zoti Rama të vijë dhe të dëshmijë, të shohim nëse do të pranojë gjykata”, tha Çakrani.
“Nuk duhet ta agravojmë sikur ishte një zënkë, ishte një moment kur u përmend Shatku, dëshmitar kyç, këto lindën sepse nëse Shatku do të ishte thirrur, s’do të kishin këtë konflikt. Shatku përmendet 327 herë në dosje dhe nuk është thirrur, kjo duket siku ka një komplot. Kanë kaluar 20 muaj e 2 ditë dhe nuk dihet ende pse po mbahet. Ishte tension dhe ngritje zëri e Metës, Shatku është kushëriri i Kryemadhit dhe Meta ka mendimin e tij, mendon se ka komplotuar. As Kryemadhi as Shatku s’kanë bërë komplote, e kanë bërë McGonigal, Dumani dhe Kim. Meta ka thirrur dhe Gonigal si dëshmitar sepse ka dyshime se në vitin 2017, ai ka qenë në Shqipëri. Atë vit sapo kishte marrë postin e kreut të Republikës dhe ndaj tij nisi një sulm, ku McGonifal , Yuri Kim dhe kundërshtarë kanë bërë që të jetë në atë gjendje”, shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Sherr në GJKKO/ Meta i kujton Kryemadhit përqindjet e përfitimeve nga Shatku: Mbaj përgjegjësi vetë! Ish-deputetja: Bëhu ushtar i SPAK! Kreu i PL kërkon 130 dëshmitarë







