Një tjetër aleat i Berishës thotë se kreu i PD-së ka futur në lista njerëz të Soros, të cilit i ka shpallur luftë

I ftuar në 'Studio Live' në Report Tv Kujtim Gjuzi, kreu i partisë Konservatore tha se në listën e Berishës janë 44 emra që vijnë nga fondacioni Soros

Arbër Hitaj: Përse nuk ke pranuar të jesh në listat e koalicionit

“Nuk kam pranuar se kam diktuar që 44 emra në listë vijnë nga fondacioni Soros. Nuk mund të pranoja” tha ai.

Dje një tjetër aleat i vogël i koalicionit PD Aleanca Shqipëria Madhështore’ dëshmoi se partitë e vogla ishin thjesht ‘kukulla’ ndërsa gjithça tjetër vendoset nga PD e Sali Berisha.

Kryetari i Partisë ‘Ora e Shqipërisë’, Zef Shtjefni në një intervistë  në Report Tv zbuloi prapaskenat e negociatave, çfarë ju premtua nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka dhe më pas e kuptuan se gjithçka ishte gënjeshtër.

Në atë listë ka dhe njerëz të Sorosit përsëri. Këta e shajnë dhe këtej fusin njerëzit e tyre. Partia është anëtare e koalicionit por nuk më ndalon kush të them të vërtetën. Unë e dija që nuk dal deputet, por 2 mijë votat e mija i shkonin partisë Ora e Shqipërisë” tha Shtjefni.