Kujtim Gjuzi: Meta nuk ka shans të shpërndajë parlamentin, më parë të japë llogari për thesarin e Krrabës! Do votoj për shkarkimin e tij (VIDEO)

TIRANE- Deputeti i opozitës së re Kujtim Gjuzi deklaroi në studion e emisionit Repolitix në Report Tv me gazetarin Denis Minga se do të votojë pro shkarkimit të presidentit Ilir Meta duke argumentuar se pret që ai të rikthehet në krye të LSI-së, partisë që krijoi vetë. "Vota ime është shkarkimi i Ilir Metës nëse ai nuk jep dorëheqjen. Dorëheqja e tij jep mundësi që ai të drejtojë vetë atë parti që e ka krijuar vetë", tha Gjuzi. Gjuzi tha se Meta nuk ka asnjë shans që të shpërndajë parlamentin, "Nuk ka shans të shkarkojë parlamentin", deklaroi Gjuzi.

Ai deklaroi se presidenti Meta duhet të japë llogari për vjedhjen e thesarit të Krrabës, duke e akuzuar atë se është "i mbuluar në flori"

"Ky është flori komplet. Ai duhet të japë llogari për thesarin e Krrabës. Duhet të shikojë punën e vet atje në presidencë. Rama këtu e ka atë frikën. Unë jam nga kundërshtarët e hershëm të Ramës.  Opozita ishte në parlament. 5 milionë shqiptarë kanë sytë aty. Rama është inteligjent. Njeh disa gjuhë të huaja. Lulzim Basha ka ikur. Me këtë Lulzim Bashën ai ndërron letra qeverie. U mor një ditë me Rudina Hajdarin. Nuk mund të sulmojë një mashkull një zonjë. Sulmoi ca herë nënkryetarin e parlamentit. Por unë prapë nuk e lë pa e sulmuar", tha Gjuzi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hallall: 21/02/2020 22:20

    O Kujtim per fjalen we thuaAferim

    Përgjigju
  • Konjak: 21/02/2020 21:49

    Njeriu i ndershem ,nuk ben presione me deklarata dhe akuza politike per ndonje perfitim ekonomik apo te nje natyre tjeter .Perse mirreni me lojra fjalesh ,neper studio ,e nuk shkoni ne prekurori e te denanconi --sipas jush --megavjedhien --floririn ne kerrabe --nga presidenti z Meta .Nese ju nuk e denanconi vjedhien ne organet kopetente ,atehere edhe juve ,prekuroria duhet tju ndjek per mos deklarim krimi . Nuk behet shqiperia me psefter .Zoteri ,nuk eshte nevoja te cirreni e zhgarraviteni ne parlament -si derr i zene ne lak ,per te pasur respekt te tjeret nga frika ;por te thuash fjale me vend ,per mbarevajtjen e shtetit . Zoti te ndihmofte . Faleminderit .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari