Kujtim Gjuzi për përgjimet në Bild: Ata që folën fjalë banale të japin dorëheqjen, mësoni nga kryeministri që nuk flet ashtu

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi dhe deputeti i Kuvendit, Kujtim Gjuzi ka marrë fjalën dhe nga foltorja e Kuvendit ka prekur çështje të nxehta që po zhvillohen në vend.

Ai ka thënë se i ka kërkuar disa herë kryeministrit Rama për të qetësuar gjakrat dhe për tu ulur. Sipas tij ka zëra që thonë se do të ketë një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës.

Ndër të tjera ai ka komentuar edhe përgjimet e publikuara nga Bild duke thënë se ata që kanë përdorur djalë të pista në përgjime duhet të japin dorëheqjen.

"Ne jemi të rinj këtu, por ne jemi të Kuvendit as të rinj as të vjetër.  Hiqeni nga fjalori se duket denigrues. Meqenëse  ju thoni edhe se nuk keni blerë vota...  Le ta dinë qytetarët se ajo (Arta Marku) vjen pas dhënies dhe bursës së paguar nga të ndjekurit politik,  nuk është e drejtë që të gjykoni për veshjen mavi. Si ka mundësi të arrestoni opozitën që zgjodhi të protestonte në rrugë. I kam bërë thirrje kryeministrit edhe me sms ti qetësojmë gjakrat. Dikush thotë se ka paqe mes Ramës dhe avokat Bashës me stript klabin në Holandë ..., Ti qetsojmë gjërat. Edhe ne këtu në parlament ka patur njerëz që kanë hyrë me armë. Prokurorja duhet të na shpjegojë çjanë këto deputet që përdorin fjalor rruge. Kryeministri  edhe kur acarohet nuk e thotë. Mësoni nga kryeministri, mos përdornin... se s'na e nxë goja. Dorhiquni ju që thatë fjalë të pista. Do të ketë arrestime për president që kanë vjedhur, dalin fjalët. Akoma kam kredi. Po si kta kanë kto nga plazhi i Lalzit e deri te Ali Pirati atje. S'kemi nevoje për Spakun ne deri sa kemi ju. Punë e madhe që stë lejne ata ne Shkodër. Beje nesër. Thuaj Voltanës që Kryeministri nuk ndalohet të vizitojë.. Për të vënë zjarr e flakë e ka thënë diktatori, e mbajnë në xhep edhe granatën, molotovin , madje ka pas këtu që kanë hyrë edhe me molotov. I them doktor Berishës, ti nuk je për zjarr, mos na konsidero të gjithë pacientë e kupton ti, prandaj qetësi, edhe nesër protestë edhe unë do të jem, por me qetësi pa molotov, c’na duhet molotovi ne, jemi me NATO”- tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit