Kujtimet e tragjedisë së tërmetit! Zjarrfikësi që shpëtoi jetë në Thumanë: Krenar! (edhe pse nuk mori shpërblim)! 2 vite më pas, na u shtua vetëm 1 zjarrfikëse

26 vitet e punës nuk mund të krahasohen me përjetimet gjatë misionit më të vështirë të karrierës së tij, natën e tërmetit të 26 nëntorit 2019.

I tronditur, me ankth për familjarët e tij, me dhimbjen e jetëve të humbura, Halit Ceni, si shumë kolegë të tij, veshi uniformën e zjarrfikësit në misionin për të shpëtuar jetë.  Shërbimi i tij ishte në Thumanën e shkatërruar. Jo më kot u konsideruan heronjtë, dhe sytë e shpresës ishin tek ata, se nën rrënojat e pallatave do të kishte jetë.

"Unë në atë rast ndodhesha në shtëpi nuk isha në shërbim, por me të marrë njoftimin kemi lënë shtëpitë tona dhe kemi shkuar në vendngjarje. Sapo shkuam u përballëm me kaos të vërtetë, kishte njerëz që kërkonin familjarët, kishte njerëz që kishin dalë me rrobat e gjumit. Ne u përqendruam tek pallati që kishte më shumë viktima dhe të plagosur, kishte njerëz që kërkonin ndihmë, kërkonin të afërmit. Ne hymë në veprim edhe forca të tjera dhe shpëtuam shumë jetë me ato mjete dhe pajisje që kemi ne arritën të shpëtonim shumë jetë, por fatkeqësisht nuk arritëm të shpëtonim të tjerët që ndodheshin nën rrënoja të pallatit", thotë për Report Tv Halit Ceni.

Asgjë nuk mund t’i fshijë nga kujtesa e tij kujtimet e hidhura të 2 viteve më parë.

"Nga ajo natë na kanë mbetur në mendje shumë gjëra, dhimbja ishte shumë e madhe se edhe ne njerëz”, shprehet zjarrfikësi në repartin e Krujës.

A është krenar Halit Ceni për shërbimet zjarrfikëse në Shqipëri? Për të, asgjë nuk ka ndryshuar nga koha kur gërmonin me duar nën rrënoja, me ndryshimin e dukshëm nga forcat e huaja të shpëtimit që erdhën të ndihmojnë Shqipërinë në tragjedinë e tërmetit.

"Nuk kanë ndryshuar shumë gjëra, përveç se është shtuar një mjet zjarrfikës. Ne po punojmë po me ato mjete që kemi pasur përpara tërmetit dhe me ata forca. Ne jemi një efektiv i vogël, rrethi është i shtrirë me sipërfaqe të madhe edhe e mbulojmë këtë me 3 vetë në turn 24 orësh. Është diçcka e papërballueshme, për arsye se rrethi ynë po shkon drejt 90 mijë banorë. Ligji thotë se për 2000 banorë duhet të jetë një zjarrfikëses. Me një staf të vogël kemi vështirësi dhe pajisjet na mungojnë, kemi shumë vështirësi, por ne deri më tani kemi arritur ta përballojmë punën", u shpreh ai.

 

Nuk hedh asnjë hap pas edhe pse nuk ka marrë vlerësimin e merituar.

“Vetëm ambasadorja franceze dhe ish-ministrja Kumbaro na kanë sjellë disa uniforma dhe na kanë falenderuar, të tjera s'kemi pasur shpërblim financiar dhe as falenderim. Gjithsesi ne bëjmë punën tonë dhe jemi gjithmonë të gatshëm, dhe urojmë të mos kemi më të tilla tragjedi", përfundon zjarrëfikësi. 

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë