Kujtohet 800-vjetori i  Principatës së Arbërit

Kujtohet 800-vjetori i  Principatës së Arbërit
800-vjetori i shtetit të parë shqiptar, Principatës së Arbrit, mblodhi në Tiranë akademikë dhe personalitete nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Ndonëse me një zanafillë 800-vjeçare, me institucione e ligje si çdo shtet mesjetar i Europës, për shtetin e Arbrit, sipas studiuesve dihet shumë pak në mjedisin tonë.

“Dokumenti më substancial, më i pazëvendësueshëm i kësaj periudhe vjen nga arkeologjia, është mbishkrimi i famshëm i Gziqit, që sot ruhet në Muzeun Historik Kombëtar, në Tiranë. Mbishkrimi, e theksoj, është në latinisht, element kulturologjik i patjetërsueshëm i ritualit roman.

Ai u zbulua në 1901, pra 113 vite më parë”, tha Moikom Zeqo, studiues. Për studiuesin Pëllumb Xhufi, qëndrimi liberal ndaj fesë i princërve shqiptarë në Principatën e Arbrit përbën themelet e tolerancës fetare, që ekziston dhe sot si një nga vlerat më të rëndësishme të shoqërisë shqiptare.

“Ndërsa ai vetë deklarohej si katolik, Karl Topia nuk ngurroi të sponsorizojë ngritjen e kishave të Manastireve ortodokse, si dhe shkrimin e kodikëve në gjuhën greko-bizantine, gjë që flet për një fleksibilitet të madh ndaj ndjenjave fetare dhe një ndjeshmëri ndaj shtetasve të tij, gjë që qëndron në themel të bashkëjetesës, që sot ekziston jo vetëm në Arbër, por në të gjitha trojet shqiptare, midis shqiptarëve të besimeve të ndryshme”, u shpreh Pëllumb Xhufi, studiues.

Gjatë konferencës u lexua edhe kumtesa e Kristo Frashërit, lexuar nga i biri Gjergji Rrethanat historike të formimit të Principatës së Arbërisë”, i cili për shkak të gjendjes jot ë mirë shëndetësore nuk ishte i pranishëm fizikisht. Konferencën e përshëndeti dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. “Shpesh herë nëpër etapa, shqiptarët kanë bërë punë të mëdha jo vetëm për vete, por edhe për të tjerët. Mirëpo ka ardhur koha kur shqiptarët duhet të kërkojnë të tyren, ta materializojnë atë dhe ta gëzojnë”, deklaroi Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së.  

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan