KUKËS - Strukturat e Agjencisë Rajonale të Mjedisit, në bashkëpunim me pushtetin vendor, në qarkun e Kukësit, kanë shtuar kontrollet ndaj firmave private lidhur me respektimin e mbrojtjes së mjedisit si një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

Kryetari i Agjencisë Rajonale të Mjedisit, Petrit Poposhi ,bën të ditur se në mbrojtje të mjedisit, janë rritur kontrollet pranë qendrave të banuara, si edhe në zonat rurale pranë mjediseve të pyjeve, për të mundësuar tërheqjen e turistëve në këto zona.

Ndërkohë që nuk mungojnë edhe masat ndëshkuese ndaj institucioneve, individëve dhe subjekteve private që nuk tregojnë kujdesin e mjaftueshëm për mbrojtjen e mjedisit.

Nga bashkia e Kukësit janë miratuar gjoba ndaj kujtdo që ndot mjedisin, qofshin këta qytetarë, njësive tregtare, kompanive private, apo institucione shtetërore.

Në qarkun e Kukësit ushtrojnë aktivitet privat mbi 630 subjekte private, me ndikim në mjedis, prej të cilëve 140 janë me leje mjedisore, 80 me autorizim mjedisor dhe mbi 410 të tjera me pëlqim mjedisor të specialistëve.

Shkrimi u botu sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.05.2.013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)