KUKES - Rrëshqitja e tokës prej vitesh është kthyer në një shqetësim serioz për banorët e fshatit Gjegjan i vjetër në Kukës. 

Banorët për këtë situatë fajësojnë firmën “Trade Mineral Albania”, e cila shfrytëzon pasuritë minerare në këtë zonë. 

Duke marrë shkas nga kjo banorët janë ngritur në protestë, teksa theksojnë se si pasojë e rrëshqitjeve të dheut u janë dëmtuar në masë tokat bujqësore, kullotat dhe burimet e ujit.

Fshati Gjegjan ndodhet jo më shumë se 10 kilometra larg qytetit të Kukësit, në afërsi të segmentit Kukës-Morinë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)