Efektivët e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Kuëksit kanë sekuestruar një sasi prej 600 kilogram kafe, origjina e së cilës ende nuk dihet.
 
Burime zyrtare të policisë së Kukësit, bëjnë të ditur se si rezultat i informacioneve të marra dhe veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e Policisë Qarkut Kukës është bërë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit Sokol Zyberi, 44 vjeç, lindur në Topojan e banues në Tiranë.
 
Me automjetin e tij tip “Benz Sprinter” me targa AA428T po transportonte një sasi të konsiderueshme kafeje kontrabandë.
 
Sapo një fakt i tillë është evidentuar, ekspertët e policisë kanë sekuestruar automjetin, me të cilin po transportohej sasia e kafesë, ku kanë gjetur edhe një sasi të konsiderueshme boronice e cila kishte destinacion tregun.  
 



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)