KUKËS - Në Rrugën e Kombit në pikun e fluksit të lëvizjes së automjeteve në këtë aks, një familje nga Kosova ka pësuar aksident për shkak të shpejtësisë se madhe me të cilën ka qenë duke udhëtuar me automjetin tip Range Rover me targa 01338. 
 
Aksidenti ka ndodhur mesditën e së premtes në afërsi të vendit të quajtur Ura 16-metrorëshe të segmentit rrugor Kukës-Morinë.
 
Familja kosovare ka qenë duke udhëtuar drejt bregdetit për fundjavë. Si pasojë e përplasjes me trafikëndarëses  janë lënduar lehtë drejtuesi i automjetit  tip Range Rover, G.Meraku 41 vjecar, djali  11 vjeçar dhe bashkëshortja e drejtuesit të mjetit 41 vjeçe.
 
Ata janë dërguar  menjëherë në spitalin e Kukësit dhe pas kanë marrë mjekimin kanë dalë nga spitali.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)