TIRANE- Dhjetëra automjete janë detyruar të qendrojnë në radhë të gjata në pikën e kolaudimit në qytetin e Kukësit. Edhe pse në temperatura të ulëta, drejtuesit e automjeteve janë detyruar të qëndrojnë në radhë prej orëve të para të mëngjesit, si pasojë e fluksit të automjeteve. Ata pohojnë se kjo situatë përsëritet çdo fundvit, ndaj kërkojnë që të hapen edhe qendra të tjera në mënyrë që situata të kthehet në normalitet.
Nga ana tjetër, ekspertët e drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, thonë se ndihen të pafuqishëm për të ndërhyrë për këtë situatë.
Kjo situatë përsëritet çdo fundvit pasi muaji dhjetor është edhe afati i fundit për kontrollin teknik të automjeteve.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com