KUKES- Mure të çara, dritare dhe dyer të dëmtuara, lagështirë dhe pavione të dala jashtë funksionit. Kjo është panorama që të ofron spitali rajonal i Kukësit dhe sipas drejtoreshës së këtij spitali, Hasie Zeneli, kjo situatë ka ardhur jo vetëm për shkak të fondeve dhe menaxhimit të personalit të mëparshëm.

Në spitalin e Kukësit nuk është ndërhyrë për përmirësimin e gjëndjes së godinës, prej vitesh si pasojë e mungesës së fondeve. Financat e spitalit nuk marrin dot përsipër ndërhyrje të tilla gjë që kanë çuar në rëndimin e situatës vit pas viti.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)