Është një dukuri që po zgjerohet gjithnjë e më shumë, ndërsa në këtë punë pjesëmarrës janë edhe fëmijët. Tashmë thuajse nuk ka mbetur pa u rihapur asnjë galeri minerare, e bllokuar më parë nga specialistët. Në fillim të viteve ’90 shumë galeri minerare u mbyllën duke u “taposur”.
Por shpejt nga banorët ato u rihapën, ndërsa mbetën të braktisura nga specialistët, ndonëse përbëjnë një shqetësim për komunitetin përreth. Të tilla në qarkun e Kukësit janë shumë prej galerive nëntokësore, veçanërisht të kromit, të cilat shfrytëzohen pa ndonjë kriter profesional nga “të fortët” që janë shpallur pronarë, s’lejojnë specialistët t’u afrohen dhe s’paguajnë taksa.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)