Prej vitesh për bashkinë Kukës nuk është akorduar asnjë fond për ndërtimin e rrugëve të reja duke e lënë infrastrukturën rrugore në gjendje të rënduar. Në sajë të një fondi të akorduar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve kanë nisur punimet në rikonstruksionin e tre rrugëve më problematike të qytetit të Kukësit. Sipas kreut të bashkisë Kukës, Hasan Halilaj, këto rrugë do t’i nënshtrohen një rikonstruksioni të plotë dhe do i japin fund shqetësimeve të qytetarëve , drejtuesve të automjeteve por edhe kaosit që ishte krijuar në qarkullimin rrugor.

Infrastruktura rrugore në Kukës paraqitet mjaft problematike ndërkohë që drejtuesit vendor po bëjnë përpjekje që të hartojnë projekte për t’i kërkuar institucioneve qendrore që të ndërhyhet edhe për disa rrugë të tjera siç është ajo e tregut të madh të qytetit. 

Punimet e nisura për tre rrugët pritet të përfundojnë brenda muajit nëntor. Gjithë vlera e këtij investimi tepër të rëndësishëm për këtë qytet kap shumën e 230 milionë lekëve.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)