KUKËS - Infrastruktura rrugore në qytetit e Kukësit mbetet problematika kryesore për komunitetin.
 
Situatë e mjerueshme është në pothuaj të gjitha rrugët tjera të qytetit verilindor. Por më problematike është rruga që të çon në tregun e madh të qytetit.
 
Rikonstruksioni i fundit që i është bërë rrugës ka qenë para shumë vitesh por sot ajo është tërësisht e shkatërruar, me gropa të mëdha me ujë gjatë gjithë stinëve, më baltë e pluhur pa kanalizime te ujërave të bardha njëkohësisht dhe pa asnjë llampë për ndriçim.
 
Ajo tashmë është kthyer në  një makth për drejtuesit e automjeteve , bizneset dhe banorët  të cilët prej vitesh i kërkojnë  institucioneve shtetërore rregullimin e rrugës por ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.

Infrastruktura në tregun e madh  shpeshherë është bërë objekt diskutimi dhe debatesh edhe në këshillin bashkiak, ndërkohë që bashkia vazhdon të nisë projekte drejt dikastereve qendrore për të gjetur fondet e duhura për ndërhyrje pasi kjo rrugë është në inventarin e rrugëve nacionale.
 
Tani pritet me që në ndonjë projekt te instancave qendrore të përfshihet ndonjë lloj investimi edhe për këtë qytet tashmë mes shumë problemeve që deri më tani  nuk kanë marrë zgjidhje.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)