KUKES- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka detyruar qindra familje, të personave me aftësi të kufizuar që të shlyejnë çdo qindarkë që i detyrohen bashkisë së Kukësit, të cilat nuk i paguanin që nga viti 2010. Faktin e ka bërë të ditur vetë drejtori i të Ardhurave në këtë bashki, Pajtim Duraku, i cili shton se “kjo nuk është e përcaktuar në ligj, por se bashkia është e detyruar që të zbatojë rekomandimin e lënë nga ekspertët e KLSH-së”.
Në bashkinë e Kukësit taksa që një kryefamiljar duhet të shlyejë për gjelbërimin, pastrimin dhe ruajtjen e ambjentit arrin në 1 500 lekë të reja. Këtë taksë e paguajnë më shumë se 5 mijë familje që janë aktualisht në këtë qytet, ndërkohë që nuk e paguanin prej vitesh më shumë se 250 familje, të cilat i përkasin shtresës së personave më aftësi të kufizuar.
Ky ndryshim i papritur pritet që të prekë ndjeshëm ekonomitë familjare të këtyre personave të cilët jetojnë në kushte të vështira ekonomike.
Në të njëjtën linjë do të ecin edhe njësitë e tjera vendore, të Kukësit, tek të cilat numërohen më shumë se 3 300 familje.
Vetëm pak ditë më parë, këtë vendim të KLSH-së e kanë kundërshtuar edhe shoqatat e Personave me Aftësi të Kufizuar, të cilat e kundërshtojnë kategorikisht këtë hap, duke qenë se vetë ligji ua njeh një të drejtë të tillë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com