Kukës, kujdes në rritje për
shëndetin e nënës dhe fëmijës

Kukës, kujdes në rritje për <br />shëndetin e nënës dhe fëmijës
KUKES - Tendenca për një familje të vogël me pak anëtarë ka përfshirë edhe banorët e zonave rurale të verilindjes. Këtë e deshmon edhe treguesi i lindshmërisë që ka një tendencë rënieje të vazhdueshme.

Në rrethin e Kukësit për vitin 2012 u shënuan 850 lindje, nga 1300 që shënoheshin vetëm pak vite më parë. “Pavarësisht nga kjo, gjatë vitit të kaluar janë shënuar tregues pozitivë si, shkalla e ulët e lindjeve prematurë, vetëm 36 dhe dhe vdekshmëria infantile, vetëm 8 për mijë dhe ajo amtare që është zero për qind”, - thotë drejtori i spitalit gjinekologjik të rrethit, Safet Elezi.

Vitet e fundit ka ardhur duke u ulur numri i lindjeve. Kjo ka bërë që numri i familjeve me shumë fëmijë, një tregues i zakonshëm vite më parë në zonën verilindore, tashmë te minimizohet. Janë të rralla familjet me mbi 4 fëmijë që më parë ishin të zakonshme. Bile të tilla familje janë zakonisht ata që fëmijët e parë i kanë vajza dhe vazhdojnë të kërkojnë lindjen e trashëgimtarit. “Rënia e treguesit të lindshmërise nuk është vetëm rrjedhojë e planifikimit, por edhe e gjendjes ekonomike të familjeve të zonës verilindore, e largimit të tyre drejt zonës fushore, emigracionit që po shtrihet gjithnjë e më gjerë edhe në rajonin verilindor”, thotë Elezi.

Gjatë vitit të kaluar si rrjedhojë e masave efikase ështe rritur dukshem kujdesi për mbrojtjen e jetës së fëmijës dhe nënës dhe rezultatet e vitit të kaluar janë mjaft pozitive në këtë drejtim.

(atsh/ad.ti/shqptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital