KUKES- Mungesa e një landfilldi ka bërë që tonelata me mbeturina të groposen në periferi të qytetit të Kukësit. Kështu, mbetjet urbane të 10 lagjeve të qytetit verilindor grumbullohen në një gropë, ndonëse prej 5 vitesh bashkia ka kërkuar ndërtimin e një landfilldi.

Kryetari i bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj, thotë se pronarët e tokës ku groposen mbeturinat kërkojnë shlyerjen e qirasë së parashikuar në kontratë.

Në qarkun e Kukësit nuk ka asnjë landfilld në të cilin mund të përpunoheshin mbeturinat urbane, duke bërë që në shumë zona ato t’i gjesh të hedhura vend e pavend, gjë që ka ndikuar jo vetëm në jetën e banorëve, por edhe në moszhvillimin e sektorit të turizmit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)