KUKES- Vetëm në dy ditë janë sekuestruar dhjetëra metër kub dru, të prera në malet e Kukësit me destinacion tregun e zi.
Specialistët e Shërbimit Pyjor, në një dalje për mediat, thonë se aksioni do vijojë për një kohë të gjatë. Ata shtojnë se vetëm një kompani është licensuar për shfrytëzimin e pyjeve, ndërkohë që të tjerët, janë në kundërshtim me ligjin ndaj dhe duhet të goditet aktiviteti i tyre.
Policia e Kukësit ka nisur procesimin penal ndaj dy personave të cilët janë kapur duke transportuar lëndë drusore me mjete të ndryshme pa dokumentacionin e duhur.
Aktualisht, të paktën 55 për qind e sipërfaqes pyjore të rrethit është në përdorim të komunave, të cilët deri tani nuk duket se tregojnë ndonjë kujdes për mbrojtjen e kësaj pasurie.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com