KUKES- Bashkia e qytetit të Kukësit ka nisur rikonstruksionin e rrugëve në lagjet periferike të qytetit, pas ankesave të shumta të banorëve për gjendjen e tyre të rënduar.
Nënkryetarja e bashkisë së Kukësit, Alketa Cenaj thotë se faza e parë e rikonstruksionit ka nisur, ndërsa thotë se procesi mund të zgjasë për një periudhë të gjatë kohore, për shkak të motit të paqëndrueshëm me reshje dhe ngrica.
Bashkia, shpeshherë ka ngritur pretendimin se mosvënia dorë në rikonstruksionin e rrugëve ka të bëjë me mospërfundimin e punimeve të ujësjellësit të ri, që ka shkatërruar infrastrukturën.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com