KUKES- Pas më shumë se 4 ditë reshje të dendura shiu, kanë nisur sot në mesditë, reshjet e para të dëborës në të gjithë territorin e qarkut të Kukësit.
Në orët e para të mëngjesit reshjet e borës u shënuan fillimisht në zonat mbi 1000 metër mbi nivelin e detit, ndërkohë që në orët e pasdites ato janë shtrirë në qytet.
Burime nga Shtabi i Emergjencave Civile në Kukës, bëjnë të ditur se dëbora në zonat e thella aktualisht është në 15 centimetra, ndërkohë që në autostradën Kalimash-Kukës-Morinë, trashësia e dëborës nuk i kalon 10 centimetra, trashësi e cila deri tani nuk përbën rrezik për qarkullimin e automjeteve.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com