Pas rrugës Kukës-Krumë, në një rrugë tjetër të të qarkut Kukës rinisin punimet e lënë në mes nga ish qeveria Berisha. Bëhet fjalë për rrugën Kukës-Shishtavec. Në këtë segment rrugor kanë nisur punimet për ndërtimin e dy loteve që nisin nga Ura e Belajve deri në Shishtavec.
 
Vlera e totale e fondit të vënë në dispozicion për ndërtimin e këtyre dy loteve është rreth 890 milionë lekë.