Rinisin reshjet e shiut në verilindje të vendit ndërsa sot kuota në hidrocentralin e Fierzës ka shkuar në 292.22 metër. Prurjet e burimeve kryesore që furnizojnë liqenin e Fierzës janë mbi 800 metër kub, në sekondë ndërsa duhen edhe 4 metër që të arrijë kuotën maksimale.

Të katër turbinat janë në punë me  kapacitet të plotë. Liqeni i Fierzës mund të mbajë edhe 500 milionë metër kub ujë. Kuota maksimale e është 296.5 metër.
 
Liqeni i Fierzës, që shërben si rregullator i ujërave edhe për dy hidrocentralet e tjerë të mëdhenj të kaskadës së Drinit, Komanit dhe Vaut të Dejës, në nivelin maksimal të tij ka një kapacitet ujëmbajtës prej 2.7 miliard metër kub ujë në nivelin e 296 metra mbi nivelin e detit.