KUKES- Rritja e numrit të familjeve të varfëra në rrethin e Kukësit ka detyruar Këshillin Bashkiak t’i kërkojë ndihmë qeverisë për të shtuar fondet për kreditë e buta. Deri tani janë regjistruar rreth 500 familje që kërkojnë ndihmë ekonomike.

Kështu, rritja e numrit të familjeve që kërkojnë ndihmë ekonomike nga instancat shtetërore ka detyruar Këshillin Bashkiak të qarkut t’i kërkojë qeverisë të shtojë fondet për kreditë e buta.
 
Sipas kreut të Këshillit Bashkiak në Kukës, Bastri Elezi, janë rreth 500 familje që kërkojnë ndihmë ekonomike. Bëhet fjalë për familjet e Kukësit të Vjetër të cilët humbën tokat e tyre nga ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës.
 
Vetëm në rrethin e Kukësit numërohen qindra familje, të cilat prej kohësh kanë kërkuar të përfitojnë kredinë e butë, por në mungesë të plotësimit të kritereve që banka kërkon, këto familje vazhdojnë të jenë në pritje.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)