TIRANE - Një konflikt i nisur në një dasëm fshati është shkaku që i ka marrë jetën 20 vjeçarit Elvis Memishaj, mbrëmjen e djeshme në fshatin Orshek të Kukësit.
Sipas dëshmitarëve, rreth orës 21:00 të 13 gushtit, 20 vjeçari Memishaj ka qenë i ulur në njërën nga tavolinat e lokalit të fshatit me një grup të rinjësh kur një person i është afruar tavolinës dhe ka goditur një herë të riun në bark me thikë.
Menjëherë shokët e tij i kanë dhënë ndihmën e parë duke e dërguar për në spital të plagosurin,por për shkak të rrugës së gjatë ( 2 orë rrugë) ka ndërruar jetë pa arritur në spitalin e Kukësit.
Sot në mëngjes policia njoftoi për arrestimin e autorit Mirzan Islami, 23 vjeç nga fshati kufitar i Carnalevës.
Sipas dëshmitarëve që para dy ditësh ka filluar konflikti mes viktimës dhe autorit në një dasëm që është zhvilluar nga një i afërm i tyre,motive këto për shkaqe banale. Mbrëmjen e djeshme autori ka shkuar të hakmerrmet ndaj të riut.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com