KUKËS - Në qarkun e Kukësit, rritja e çmimit të karburantit ka nxitur kërkesat e shoqërive të transportit për rritjen e çmimit të biletave për autobusat që transportojnë pasagjerë, nga Kukësi në Tiranë dhe anasjelltas.

Sipas drejtuesit të shoqërisë së urbanëve në Kukës, Sadri Laçi rritja e çmimit të biletës është e pashmangshme për shkak të kostos së lartë dhe nga 400 lekë ajo duhet të rritet në 500 lekë.

Shoqëritë e transportit, duke parë rritjen e çmimit të naftës, thonë se ka vetëm një rrugë për parandalimin e rritjes së çmimit të biletave, ajo e rimbursimit të të kësaj shume nga ana e shtetit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)