KUKES- Furnizohen me lëndë drusore për ngrohje të gjitha shkollat, konviktet, kopshtet dhe çerdhet e qytetit të Kukësit.
Bashkia e Kukësit ka marrë masa për furnizimin me dru, me qëllim që të mos krijohen mangësi për ngrohje në kushtet kur akset rrugore izolohen nga trashësia e dëborës.
Në këto institucione janë shpërndar gjithsej 700 metër kub dru zjarri për të përballuar dimrin e ftohtë që karakterizon këtë zonë.
Godinat arsimore të Kukësit dy vite më parë mbetën pa dru zjarri, në mes të dimrit, pasi dëbora e rënë, që në qytet arriti në më shumë se një metër, shpenzoi gjithë sasinë e druve të planifikuara për t’u djegur deri në muajt Mars-Prill.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com