KUKES- Shpërthimi i një bombole gazi ka shkaktuar zjarr në katin e 5-të të një pallati në lagjen numër 4 në qytetin e Kukësit.
Për pasojë, 2 pjesëtarë të familjes të cilët ishin të pranishëm në momentin e zjarrit janë asfiksuar. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Kukësit dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.
Zjarri nuk mori përmasa të mëdha në banesë, pasi ndërhyrja e menjëhershme të forcave të zjarrëfikësve ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Zjarri shkaktoi edhe dëme materiale në apartament.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com