Kukës, shpallet fituesi i çmimit
letrar “Agim Spahiu”

Kukës, shpallet fituesi i çmimit<br />letrar “Agim Spahiu”
KUKËS - Këshilli i Qarkut Kukës në bashkëpunim me Klubin Letrar “Anton Pashku” organizuan takimin e përvitshëm në nderim të poetit Agim Spahiu, në 21 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Në këtë takim merrnin pjesë krijues nga qarku i Kukësit si dhe nga Tirana, Rrësheni, Prishtina, Gjakova, Peja, Prizreni, Klina, etj.

Në fjalën përshënsetëse kryetari i qarkut Kukës, Ibsen Elezi ndër të tjera theksoi se organizimin e përvitshëm tashmë të kësaj veprimtarie e shohim si shenjë nderuese ndaj njeriut, qytetarit, mësuesit dhe poetit Agim Spahiu.

Ndërsa poetja nga Prishtina, Naime Beqiraj, rrënjët e së cilës janë në Kukës, solli kujtimet e saj në fillimvitet '90 gjatë takimeve me Agim Spahiun.

Në konkursin e këtij viti morën pjesë mbi 40 poetë nga treva të ndryshme të trojeve shqiptare, ku 10 më të mirët të përzgjedhur nga juria e përbërë nga Sadik Bejko, Naime Beqiraj dhe Petrit Palushi, deklamuan poezitë e tyre për të pranishmit e shumtë që kishin mbushur sallën e aktivitetit.

Veprimtaria u shoqërua me interpretimin e poezive të Agim Spahiut. Më pas u shpall edhe fituesi i çmimit letrar “Agim Spahiu”, për vitin 2014, poetja e re, studentja Majlinda Dulla me poezinë me titull “Globi im i heshtur”.

Në këtë aktivitet letrar,kompozitori Aleksander Lalo u shpall “Nderi i Qarkut Kukës”, për kontributin e dhënë kulturës së Kukësit në vitet kur ai kishte punuar me vite në Kukës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë