Kukës, vidhen trafikndarëset e
autostradës, rrezik aksidentesh

Kukës, vidhen trafikndarëset e<br />autostradës, rrezik aksidentesh
KUKES- Autostrada Kukës-Morinë është kthyer në një burim përfitimi për tregtarët e skrapit. Autostrada po zhvishet nga trafikndarëset në segmente të shumta të këtij aksi rrugor.

Ditëve të fundit ky fenomen është shtuar së tepërmi, pasi persona të papërgjegjshëm kanë vjedhur gjatë natës, pjesët metalike bashkë me sinjalistikën e kësaj autostrade të ndërtuar vetëm 4 vite më parë.
 
Uniformat blu thonë se për këtë problem janë njoftuar të gjitha institucionet përgjegjëse, por deri tani asnjë zgjidhje nuk është marrë.

Ata shtojnë se dëmtimi dhe vjedhja e trafikndarëseve bëhet nga banorët e zonave rurale, nga ku kalon autostrada, gjë që ndikon edhe në rritjen e numrit të aksidenteve automobilistike.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë