Situata në bashkinë e Kukësit gjatë 24 orëve të fundit ka pësuar një përmirësim të lehtë, me përjashtim të disa problemeve në qarkullim që janë në punimin e sipërm.

Reshjet e borës kanë zbardhur Kukësin, duke rënë me një trashësi nga 5 deri në 35 centimetra. Dëmtimet e shkaktuara në rrugën e Çajës janë rregulluar nga autoritetet.
Problematik ka ngelur fshati Lomje, por do të ndërhyhet gjatë ditës së djeshme.

Është zgjidhur problemi i energjisë elektrike në pjesën më të madhe të fshatrave, ndërsa në pjesën tjetër po punohet për rregullimin e këtij problemi. Disa prej grupeve të OSHE janë shpërndarë  në zonat që janë pa energji elektrike për ta zgjidhur sa më parë situatën e energjisë elektrike.

Mësimi do të rinisi normalisht ditën e nesërme në të gjitha shkollat me përjashtim të shkollës fillore në fshatin Domje. Sipas vlerësimit të Drejtorisë Arsimore në këtë shkollë nuk mund të vazhdojë mësimi deri sa të bëhet vlerësimi i gjendjes fizike për shkollën.

Të gjitha shkollat dhe institucionet e arsimit parashkollor janë te furnizuara me dru zjarri e lëndë për ngrohje. Për orët në vijim sipas parashikimeve të motit do të këtë reshje të lehta bore pas mesnate ndërsa gjatë ditës se nesërme do rikthehet qëndrueshmëria e motit me diell e vranësira te pakta.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com