Kategoria Superiore ka zhvilluar ndeshjet e javës së 25-të këtë edicion. Ky raund ka shërbyer vetëm për statistika, pasi ekipet që do të zbresin,kampionia dhe ata që do të marrin pjesë në Evropë janë përcaktuar disa javë më parë. Megjithatë sytë ishin drejtuar për në Krujë për të parë nëse ekipi i Kukësit do të arrinte që të fitonte përballë Kastriotit për të rimarrë vendin e dytë që Teuta e rrëmbeu pas fitores me ekipin e Lacit të premten në 'Niko DOvana'.

Dje u zhvilluan të gjitha ndeshjet e mbetura të Superligës. Për Kukësin nuk ka pengesa këtë edicion, pasi edhe në Krujë arriti të shënonte tre herë duke marrë tre pikë me vlerë dhe 'çimentuar' vendin e dytë në renditjes pas 25-javës. Shpresat e ekipit të Teutës për jë hap fals morën fund shumë shpejt pasi, Pengli në minutën e 36' shënoi autogol, Ndërsa në pjesën e dytë në minutën e 75' Mziu dhe Popovic 88' vulosën rezultatin. Pas ndeshjes trajneri i ekipit të Kukësit, Cungu u shpreh i kënaqur me rezultatin dhe objektivin këtë edicion. Ndeshjen e fundit verilindorët do ta kthejnë në festë me kampionët e vendit. Skënderbe fitoi me Luftëtarin duke mos lëshuar në javën e para fundit në shtëpi, pasi ndeshja e fundit do të zhvillohet në Kukës. Korcarët fituan 1-0 me Luftëtarin me golin e Plakut.

Flamurtari-Vllaznia përfundoi 3-1 për vendasit që bashkë me miqtë respektojnë kampionatin duke zbritur në fushë me shumë futbollistë të rinj. Golat u shënuan nga Idrizaj, Nelaj dhe Lena për vendasit dhe Shtubina për miqtë. Besa barazoi me Apoloninë 1-1, golat me autorë Malincin dhe Dushkun. Tirana fiton me Ballshin që e kishte më shumë mendjen te finalja e Kupës se në kampionat. Golat për Tiranën u regjistruan nga Lika dhe Limani, ndërsa Sefa shënoi golin e nderit për Bylisin. Shkumbini mori një fitore morale me Tomorin 2-1 edhe pse edicionin tjetër do të luajë në kategorinë e parë.