Java e 24 e kategorisë Superiore ka dhënë verdiktet përfundimtare të ekipeve që luftonin për trofeun, Kupat e Evropës dhe ata që bien një kategori më poshtë. Pas Skënderbeut që u shpall të premten zyrtarisht kampion, pas fitores 2-0 e Kastriotin, radhën për të dhuruar spektakël në fushë e ka pasur ekipi i Kukësit që realizon një sukses të dyfishtë pas fitores me rezultatin e thellë 6-1 përballë Flamurtarit. Verilindorët përvec faktit që u ngjitën për herë të parë në Superligë, prenë edhe biletën për në Kupa e Evropës duke u futur në historinë e futbollist shqiptarë.

Ndërsa Flamurtari i investimeve gjigante të Shpëtim Gjikës ishte një dështim total në fushë duke mos i justifikuar milionat e kryebashkiakut që është shfaqur i pa kursyer edicionet e fundit. Pas Kukësit është ngjitur edhe Teuta në vendin e tretë që i bashkohet në Evropë pas fitores në Ballash me rezultatin 1-2. Sakaq, Apolonia, Luftëtari, Tomori dhe Shkumbini zbresin një kategori më poshtë edicionin tjetër.

E ndërsa për tre ekipet e tjera nuk ka asnjë fije shprese, për Shkumbinin ka një dritë në fund të tunelit, pasi nëse në dy ndeshjet e mbetura do ti fitonte dhe nëse Bylisi do të humbte do të barazoheshin me pikë. Megjithatë është shumë e vështirë që ballshiotët të falin në këtë pikë. Dështim totoal ka qenë ky edicion edhe për ekipin e Tiranës, që as me Apoloninë e rënë nuk arriti të fitonte. Për t'u kthyer te ndeshjet e zhvilluara për kronikë, golat për ekipin e Kukësit janë shënuar nga Allmuca në minutat e 8' dhe 22', Hoxha në të 47' dhe 60', Progni 51; dhe Popovic 75.

Ndërsa për ekipin e Flamurtarit golin e nderit e shënoi Muzaka në të 67'. Në ndeshjen Luftëtari- Tomori golat u shënuan nga Fonsenka dhe Lluka për vendasit dhe Muxhaj dhe Fonsenka autogol për miqtë. Laci fundoi ëndrrat e Shkumbinit me golin e vetëm të ndeshje të shënuar nga Ndreka ën minutën e 62. Bylis - Teuta sipas zërave ishte rezultat i pritur pas një kompromisi të heshtur për Kupën. Kështu fillimisht shënon Bakiu,, por më pas Jakupi dhe Hodo kthejnë ndeshjen 1/2. Tirana e pafuqishme barazon me Apoloninë 0-0, Besa siguron qëndrimin në Shkodër pas fitores përballë Vllaznisë me të rinjtë 0-1 me golin e Berishës në të 67'. Kampionati ka edhe dy ndeshje të fundit për t'u zhvilluar.