Kukësi fiton miqësoren në Strugë
Drejtësinë e vendosën tre gjyqtare

Kukësi fiton miqësoren në Strugë<br />Drejtësinë e vendosën tre gjyqtare
Kukësi e mbyll me një fitore të pastër 2-0 miqësoren kundër skuadrës modeste nga Struga, Labonishti.

Takimi u zhvillua në stadiumin e qytetit në Strugë, në një ndeshje miqësore kontrolluese ku trajneri Mladen Milinkoviç kishte mundësinë të testonte disa nga elementët e rinj të skuadrës së tij.

Në pjesën e parë, loja kryesisht u zhvillua në mesfushë, pjesë e cila përfundoi me rezultat 0:0. Pjesa e dytë rezultoi disi më e vështirë për Kukësin pasi trajneri serb hodhi në fushë një pjesë të madhe të stolit që kishte në dispozicion.

Verilindorët më shumë rrezikuan portën vendase, por as vendasit nuk e ngritën “flamurin e bardhë pa luftë”. Të dy ekipet krijuan raste të shumta prej të cilave kampionët e Shqipërisë  i shfrytëzuan dy të tilla dhe shënuam fitore të merituar.

Golin e parë e shënoi Gresa, i cili e tundi rrjetën e portierit vendas, pas një depërtimi në zonën vendase dhe Kukësi avancoi 0:1.

Në minutat e fundit të takimit, u akordua një goditje dënimi prej 11 metra, që me sukses e realizoi lojtari i ekipit mysafir Nijaz Lena-që po ashtu është nga Struga dhe këtë sezon ka veshur fanellën e Kukësit duke ngritur rezultatin në 0:2 në favor të verilindorëve, që ishte edhe rezultati përfundimtar.

E veçanta e kësaj ndeshje ishte se gjyqtare ishin tri vajza shqiptare; Refere kryesore ishte Besa Lleshi e ndihmuar në krahun e majtë dhe të djathtë nga Lumturie Asani dhe Betime Ademi.

Ndërkaq, ekipi i KF “Kukësi” që ndodhet në përgatitje në Ohër, në prag të ndeshjes për superkupën e Shqipërisë me kampionin aktual të Shqipërisë, ekipin e “Skëndëbeut”, që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë, stafi teknik, po ashtu do të përpiqen të bëjnë plotësimin dhe korrigjimin e reparteve të klubit, duke inkuadruar edhe lojtarët që sapo kanë veshur fanelën e Kukësit.

Pak ditë më vonë në datën 23 Gusht, Kukësi do të zhvillojë miqësoren e dytë atë ndaj Teutës po në Ohër ku ndodhen gjithashtu edhe durrsakët.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe