Kukësi fiton Superkupën e
Shqipërisë,mposht 3-1 Skënderbeun

Kukësi fiton Superkupën e<br />Shqipërisë,mposht 3-1 Skënderbeun
Skuadra e Kukësit është fituesja e Superkupës së Shqipërisë në këtë edicion. Ekipi verilindor mposhti në finale 3 me 1 skuadrën e Korçës në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet.

Ekipi kuksian kaloi i pari në avantazh me anë të Dvornekoviç dhe më pas shënuan edhe dy herë, pasi Mici barazoi për Skënderbeun.

 Presidenti i verilindorëve, Safet Gjici theksoi se korçarët do të vijojnë të jenë rivalët kryesorë në luftën për titull në kampionat. Gjici falënderoi lojtarët dhe stafin teknik, ai e cilësoi këtë fitore si një ogur të mirë për një tjetër sukses në Kategorinë Superiore.

“Konkurrenca mes nesh do të vazhdojë deri në fund. Por kush fiton edhe guxon. Besoj se është një ogur i mirë. Ne kemi e kemi shtruar tashmë rrugë. Falënderoj stafin teknik dhe lojtarët”, tha ia .

Kjo është superkupa e parë që Kukësi fiton në historinë e tij.


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron