Në Kupën e Shqipërisë janë zhvilluar ndeshjet e parafundit në grupe. Në grupin A janë përcaktuar tashmë dy ekipet që do të kalojnë në gjysmëfinale, ndërsa në grupin B gjithcka mbetet e hapur. Pas ekipit të Skënderbeut që siguroi kualifikimin disa javë më parë, tashmë i bashkohet edhe ekipi i Kukësit që siguron gjysmëfinalen pas fitores në Krujë. Skënderbeu ka humbur në shtëpi përballë ekipit të Shkumbinit me rezultatin 0-1, por rezultati nuk cënon kualifikimin.
Surpriza e këtij edicioni, Kukësi mposhti ekipin e Kastriotit me rezultatin 0-3 duke arritur kuotën e 12 pikëve. Verilindorët shënuan tre herë në portën krutane me autorë Alikajn në minutën e 17′, Inzaghi dyfishoi në minutën e 23′ dhe në pjesën e dytë Abdurrahman në minutën e 75′ vulosi fitoren historike. Bylisi ka kryer “vetëvrasje” në Vlorë, ku nuk ka mundur të marrë një pikë që do ta kalonte automatikisht në turin tjetër, pasi ka humbur 2-3 me Flamurtarin. Vlonjatët shënuan shumë shpejt me Muzakën në minutën e 6', më pas Memelli shënoi dopietën në minutat e 60' dhe 75'. Golat e Sefës dhe Teqjes shërbyen vetëm për statistika.
Ndeshja e fundit Teuta-Laçi përfundoi me fitoren e miqve me shifrat 1-2. Golat u shënuan nga Vucaj dhe Milenkovic, ndërsa Mancaku shënoi golin e nderit. Ndeshjet e fundit në grupin B do të jenë mjaft të rëndësishme për Flamurtarin dhe Bylisin. Fitorja e Lacit ndaj Bylisit dhe ajo e Flamurtarit ndaj Teutës në çerekfinalet e fundit do t’i lejonte të ecnin më tej vlonjtët dhe kurbinasit, teksa Bylisit, i mbetet të luftojë për një barazim në Laç.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com