TIRANE- Kukësi nuk do të ketë problem për ndeshjen e kthimit të turit të tretë të “Europa League” që do të luhet më 8 gusht në Ukrainë ndaj Metalurg Donetsk. Kjo pasi Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka firmosur që dy futbollistët kosovarë të Kukësit, Ylli Hoxha dhe Besar Musolli, të marrin me procedura të përshpejtuara pasaportat shqiptare.
Ukraina nuk e njeh Kosovën dhe Kukësi rrezikonte që të mos kishte në dispozicion dy futbollistë të rëndësishëm. Por tashmë futbollistët kosovarë, Hoxha dhe Musolli, janë pajisur në kohë rekord me pasaporta shqiptare dhe nuk do kenë problem për të luajtur javën që vjen në Ukrainë.
Kukësi, të enjten në orën 19:30, luan ndeshjen e parë të turit të tretë të “Europa League” ndaj ukrainasve të Metalurg Donetsk.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave ku Kukësi do të ketë në dispozicion edhe dy mesfushorët kosovarë, Ylli Hoxha dhe Besar Musolli, dy lojtarë të rëndësishëm për skuadrën.
Redaksia Online
(a.k/d/b/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com