Skuadra e Kukësit nuk do të ketë asnjë mungesë dhe do të jetë e plotë në këtë takim që për verilindorët ka një rëndësi të madhe pasi është e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Europa League.
Ekipi dhe stafi teknik të mërkurën në stadiumin e Austrisë së Vjenës ka zhvilluar përgatitjet dhe stërvitjen duke i dhënë fund atyre përpara ndeshjes.
Atmosfera ka qenë pozitive dhe austriakët e kanë pritur mjaft mirë ekipin e Kukësit.
Ekipi është në formë dhe nuk kanë probleme fizike. Përballë është një kundërshtar tepër i vështirë por ekipi dhe drejtuesit besojnë se do të kthehen nga Austria me rezultat pozitiv.
Kukësi synon të përsërisë arritjet e jashtëzakonshme të edicioneve 2013-’14 dhe 2015-’16. Edhe pse Austria e Vjenës është një skuadër me traditë të lavdishme, ku numëron 24 tituj kampion të Bundesligës dhe 27 Kupa të Austrisë, në radhët e skuadrës verilindore janë optimistë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)