KUKËS - Sot do të zhvillohen ndeshjet e fundit të kategorisë superiore, duke mbyllur edhe këtë edicion të kampionatit kombëtar. Sytë e të gjithë sportdashësve do të jenë në Kukës, atje ku vendasit kanë përgatitur një festë të madhe për suksesin që arritën këtë edicion me shpalljen si nënkampion të vendit dhe pjesëmarrjen direkt në Kupat e Evropës.
Ndeshja do të zhvillohet në orën 17:00 me një stadium të tejmbushur. Biletat në stadiumin ‘Zeqir Ymeri’ janë shitur të gjithë, ndërsa koreografia është përgatitur me mjaft kujdes nga vendasit. Në orën 15:00 autobusi do të niset nga hoteli, ku është grumbulluar skuadra, drejt “Zeqir Ymerit”, i cili do të hapë dyert për të pritur tifozët.
Në orën 16:00 do të nisë një Koncert festiv me protagoniste këngëtarë të njohur. 15 minuta para nisjes së takimit, do të përshëndesin presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollti Armand Duka, kryebashkiaku i Kukësit Hasan Halili si dhe presidenti i ekipit verilindorë Safet Gjici.
Gjatë pushimit të ndeshjes, Bashkia e Kukësit do t’u akordoi titullin qytetar nderi presidentit Safet Gjici,pas vendimit që mori dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Në përfudnim të ndeshjes Federata Shqiptare e Futbollit do t’u doërzojë ekipeve medaljet e vendit të parë dhe të dytë.
Ndeshjet e tjera të superiores do të luhen vetëm për të respektuar kampionatin, pasi ekipet nuk kanë më objektiva për të arritur. Ndeshja e ditës së djeshme mes ekipeve të Lacit dhe Tiranës ka përfunduar në barazim pa gola duke nxjerrë në pah edhe njëherë problemet te Tirana.
Stafi bardheblu ka filluar të mendojë për fushatën ku disa drejtues dhe futbollistë janë kandidatë për deputetë, ndërsa të tjerët po mendojnë për të ardhmen jashtë Tiranës. Ndërsa ekipi i Lacit ka arritur objektivat me pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Shqipërisë këtë edicion përballë ekipit të Bylisit. Ndeshja do të zhvillohet më datë 15 Maj në stadiumin kombëtar ‘Qemal Stafa’.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqitarja.com)
/Shqiptarja.com