Pas eleminimit të ekipit të Lacit në Evropa League, sot e kanë radhën për të zbritur në fushë edhe dy ekipet e fundit shqiptare në këtë kompeticion për t’i lënë radhën më pas ekipit të Skënderbeut në Champions League. Të dy sfidat duken në letër të lehta për ekipet shqiptare, pasi Kukësi luan në shtëpi, pasi  një avantazhi të siguruar në transfertë me barazimin në Estoni. Tani është radha për të treguar forcën e vërtetë në shtëpi.

Stafi drejtues, por edhe i gjithë qyteti janë përgatitur për festë, pasi duan me cdo kusht kalimin e turit të parë që në debutim duke siguruar një tjetër sukses për këtë ekipi shqiptar. Trajneri Cungu, por edhe Starova, i cili është arkitekti i fshehur i këtij ekipi që e ka ngritur nga zeroja janë bërë gati për 90’ historik që do të vendosë shumë. Pasi  një kalim në turin e dytë do të thoshte një edicion i mbushur me gjithcka. Ndërsa ndeshja tjetër zhvillohet në Rumani mes Dacia Chisinau-Teuta.

Përsëri ekipi shqiptar i Teutës është në avantazh për të kaluar turin për herë të tretë në histori, pasi zbret në fushë pa e vrarë shumë mendjen, pasi në ‘Niko Dovana’ arriti të shënonte jo pak, por tre gola në portën kundërshtare duke e bërë gjumin e qetë. Megjithatë trajneri Magani në prag të ndeshjes kërkon përqendrim, pasi sipas tij, akoma nuk ka mbaruar asgjë dhe se në fund të 90’ në kthim do të bëhen llogaritë. Por sipas të gjitha gjasave, Teuta pritet që të shpërthejë edhe në transfertë, sot, pasi luan më e qetë dhe e karikuar, ndërsa vendasit mund të shpëtojnë vetëm nga një mrekulli që vështirë që të ndodhë. Kështu me 90% 2 nga 3 ekipet shqiptare në Evropë do të kalojë një tur duke siguruar një sukses relativ, gjithmonë nëse nuk ndodh e kundërta.